Taulant Balla

Prezantohet kreu i ri i AMP-së Florian Sulejmani! Balla: Nivel i ri vetëpastrimi! Policët që përdorin aplikacionet e koduara dhe e fshehin do të përjashtohen

24 Nëntor 2023, 17:14| Përditesimi: 24 Nëntor 2023, 21:33

  • Share

Florian Sulejmani kreu i ri i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore që zëvendëson Ardi Veliun pas dorëheqjes ka marrë zyrtarisht detyrën.

Ai u prezantua sot nga ministri i Brendshëm Brendshëm Taulant Balla i cili vuri theksi te vetëpastrimi i policisë, duke thënë se duhet çuar në një nivel të ri.

"E vlerësoj maksimalisht punën e deritanishme së bashku me ju, ndërsa Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka referuar pranë SPAK dhe Prokurorive të Juridiksionit të Përgjithshëm mbi 200 raste për rreth 300 subjekte, ndër ta gati 260 oficerë policie, me masa që variojnë nga arrest në burg deri tek pezullimi nga detyra.  Besoj pas 130 ditëve së bashku më keni dhënë të drejtë për çfarë i thashë drejtuesve të Policisë së Shtetit, ditën e parë në detyrë. Një rrënjë kanabisi e ka një shans të rritet, pa një polic që paguhet për të mos e parë apo se një parcelë kanabisi e ka një mundësi të vetme të korret, pa një shef komisariati që paguhet nga trafikantët për të mos e shkulur. Sa nga këta 260 punonjës policie keni arrestuar apo proceduar si të përfshirë apo mos-veprim ndaj kultivimit të lëndëve narkotike. Nuk i vë në diskutim këtu rezultatet e agjencisë, të kuptohemi qartë. Në këto 4 muaj e pak së bashku kam vlerësuar rritjen dita ditës së forcës goditëse. 

Po ama nuk mund të mos vë në diskutim faktin se pas statistikave të saj qëndron e vërteta se janë goditur shumë keqbërës me grada të ulëta ndërsa fare pak me grada më të larta. Besoj se jemi të gjithë dakord, bashkë me pritshmëritë e publikut, se ka ardhur momenti ta ngremë në një nivel të ri dhe standard më të lartë procesin e vetëpastrimit të Policisë së Shtetit, dhe të subjekteve të tjera ndaj të cilëve ushtron mbikëqyrje AMP-ja, siç janë Garda e Republikës dhe Shërbimi i Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi. Siç e kam thënë: lufta kundër korrupsionit nuk nis nga jashtë nesh, por së pari brenda nesh", tha Balla.

Gjithashtu shtoi se ka kërkuar verifikimin për aplikacionet e koduara, dhe se përdorimi i tyre duhet të deklarohet në formularin e vetëdeklarimit.

“Vettingu i drejtuesve të Policisë është po ashtu një proces i rëndësishëm që duhet të ecë me ritme të shpejta, në përmbushje të pritshmërive të publikut për institucione me integritet të lartë në shërbim të qytetarëve. Procesi i vetingut duhet të jetë një tregues i pastrimit të Policisë, proces i cili do të ndikojë ndjeshëm në rritjen e besimit të qytetarëve tek Policia e Shtetit, por mos e harroni asnjëherë është një kusht i madh që AMP duhet të përmbushë për seriozitetin, paanshmërinë në drejtim të kryerjes të këtij procesi kaq të rëndësishëm”, u shpreh ministri Balla.

"Komunikimet në aplikacionet e koduara që implikojnë oficerë të Policisë së Shtetit janë dëshmi e qartë e nevojës për një punë intensive e pa kompromis të AMP-së, për të luftuar krimin dhe paligjshmërinë brenda radhëve të Policisë së Shtetit, dhe për t’i dhënë dinjitetin dhe respektin e merituar në shoqëri kësaj organizate, që ka në gjirin e saj  qindra e mijëra të rinj e të reja që punojnë me dedikim, pasion e profesionalizëm krah qytetarëve. Sa i përket fenomenit të aplikacioneve të koduara, kam kërkuar që verifikimi i përdorimit të këtyre aplikacioneve nga punonjësit e policisë të jetë pjesë e formularit të vetë-deklarimit të kryer nga çdo punonjës e që, në rast deklarimi të rremë, do të pas-sjellë përjashtimin përfundimtar të tij nga radhët e policisë". 

Në fjalën e tij Sulejmani është zotuar se do të dënoj çdo punonjës policie që përfshihen në aktivitete të paligjshme.

“Ju falënderoj për besimin dhe vlerësimin që më zgjodhët mua në krye të AMP. AMP ka nevojë për një ridimensionim në filozofi, profesionalizëm dhe koncept.   Është hallkë e rëndësishme e zinxhirit ligjor  për të parandaluar përfshirjen e policëve në veprimtari antiligjore. Jam i vendosur për të dënuar cdo punonjës policie, apo të Gardës apo Zjarrfikës, që do të abuzojnë me detyrën apo do të përfshihen në veprimtari të paligjshme dhe do ta zbatoj me prova dhe fakte. Duke filluar nga java e ardhshme, Agjencia do të ndërmarrë veprime ligjore që do të ndikojnë drejtpërdrejtë në qartësimin e opinioneve dhe përgjegjësisë së punonjësve të policisë. Do të përgatisim një formular, ku çdo punonjës policie do të deklarojë pasjen akses në aplikacionet si sky dhe ecro”, tha ai

Ministri ka deklaruar se niveli i kandidatëve që aplikuan për të marrë drejtimin e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore ishte i lartë dhe me ata që u përzgjodhën në listën e 5 të parëve tha se do t’i ftojë në takim për të vlerësuar forma bashkëpunimi me Ministrinë dhe AMP-në. Balla u shpreh se Florian Sulejmani ka një eksperiencë pune të gjatë 18 vjeçare dhe ka kaluar me sukses procesin e vlerësimit kalimtar, si dhe ka eksperiencë dhe njohuri të gjera mbi procesin e vetting-ut të Policisë

B.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Polic #: 25/11/2023 05:11

    Nuk ka nevojë të paguajmë AMP! Rrumbullaku të çmontojë skemat zhvatëse që fillojnë tek polici i rrugës dhe përfundojnë tek ai dhe gjithçka merr fund. Qëndrimi i policisë në hetimin e thyerjes së këmbës së 3-vjeçares tregoi së çfarë përbindëshash na sigurojnë rendin publik, ata e përkthejnë çdo gjë në para!!

    Përgjigju
  • Dea: 24/11/2023 20:07

    Shyqyr qe iku ardi veliu se dhe surratin ne tv nuk ja shihnim dot plehres . E ka te shkruar ne ball ai qe eshte kriminel shpirtzi. Zoti ja marrte hakun per te gjitha krimet dhe padrejtesite qe ka bere. I di vete sh mire ai per hundesh i dalshin . Burgu eshte pak per nje felloqesire si ai kellira

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?