TIRANË- Ish zv.ministrja e jashtme e PD, Edit Harxhi, bën përgjegjës kryesor kryedemokratin Lulzim Basha për largim e Gerd Bogdanit, nga posti i Sekretarit për Marrëdhënieve me Jashtë në PD. Në një reagim në Twitter, ndryshe nga sa u tha nga zyra e shtypit në selinë blu se bëhet fjalë për dorëheqje, sipas Harxhit ai u largua nga Basha, me këtë të fundit që e cilëson si një kryetar pa vizion.
Harxhi ka qenë e ashpër në reagimin e saj, e cila thotë se ky largim është një tregues i qartë që po largohen nga Partia Demokratike emra me peshë, për shkak se po drejtohet nga një kryetar i cili sipas saj po e kthen këtë forcë politike në një Organizatë Jo Qeveritare.
Harxhi ka ironizuar edhe thirrjet e opozitës për largimin e qeverisë Rama, duke theksuar se një gjë e tillë kurrsesi nuk mund të ndodh për aq kohë sa drejtohet nga Basha, teksa flet edhe për marrëveshje të fshehta në dëm të kësaj partie.
"Largimi i @Gert_Bogdani nga detyra e rendesishme per politike te jashtme ne PD, tregon se PD po tkurret cdo dite e me shume dhe vizioni i Kryetarit te marreveshjeve okulte eshte ai i kthimit te PD ne OJQ. PD do ringrihet dhe vetem nje lidership i ri e shkul qeverine me themel", shkruan Haxhi.
Gerti Bogdani dha dorëheqjen mesditën e kësaj të diele nga posti i Sekretarit për Marrëdhënieve me Jashtë në Partinë Demokratike. Ai shkruan se ky vendim nuk ka të bëjë me krizë brenda PD-së, por me strukturimin e brendshëm, ndonëse fakti që është larguar pa u emëruar ende në ndonjë post tjetër brenda PD-së ka lënë vend për dyshime.
Postimi i plotë i Harxhit
Komente

SI KA FYTYRE E DEL NE TELEVIZION KJO PLEHRE,,QE BASHKE ME BASHEN E SALIUN E SHITEN DETIN TEK GREKET,,..
Përgjigju