Edi Martini dhe presidenti i KF Vllaznia, Alban Xhaferi

Sport

Zyrtare/ Edi Martini është trajneri i ri i Vllaznisë për sezonin 2025-26: Mirë se u riktheve në shtëpi

15 Maj, 10:20| Përditesimi: 15 Maj, 12:02

  • Share

SHKODËR - Klubi i Futbollit Vllaznia ka zyrtarizuar Edi Martinin si trajnerin e ri të skuadrës për sezonin 2025-26. Pas 15 vitesh, djali shkodran rikthehet në stolin e Vllaznisë, ekip që e kishte drejtuar në vitin 2010 kur ishte vetëm 35 vjeç dhe ende nuk e kishte fituar përvojën e trajnerit.

Klubi kuqeblu nuk ka humbur kohë dhe pasi largoi trajnerin Thomas Brdaric dhe drejtorin Tefik Osmani, ka zyrtarizuar lëvizjen e parë. Edi Martini pritet të fillojë punën me grupin pasi Vllaznia po përgatit verën e nxehtë në Evropë, duke dashur të kalojë në turet e Conference League.

"KF Vllaznia bën të ditur se ka arritur akordin me një nga emrat e njohur të futbollit shkodran, pikërisht z.Edi Martini, për të qenë ai trajneri i ri i skuadrës për sezonin 2025-2026. Mirë se u riktheve në shtëpi", bën me dije Vllaznia.

NDRYSHIMET - Humbja në finalen e sezonit kundër Egnatias (4-0) solli një "furtunë" në Shkodër dhe ndryshimet pasuan dështimin që pas 24 vitesh futbollistët të merrnin me vete titullin e Superligës në Shkodër.

EDI MARTINI - 50 vjeçari Martini është i njohur për pesë aventurat në stolin e Teutës, ku në drejtimin e tij durrsakët fituan Superligën (2020-21), Kupën e Shqipërisë (2019-20) dhe Superkupën (2020-21). Veç Teutës, Martini ka qenë edhe trajner i Luftëtarit në sezonin 2012-13, ndërsa prej shkurtit të këtij viti drejtonte Trepçën në Kosovë.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Lui: 15/05/2025 14:43

    Berdaric nje trainer medioker nuk duhet te ishte kthyer me pasi humbi titullin kur ishte 15 pike avantazhe nga ekipet e tjera edhe kte sezon nuk kishte lidhje me ndeshjen nga pjesa e pare ne te dyten, suksese martinit ne kthimin ne shtepi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Samiti europian, besoni se do forcojë rolin ndërkombëtar të Shqipërisë?