Bledar Devolli do jetë trajneri i ri i Kukësit për pjesën e mbetur të sezonit. 46-vjeçari ka pranuar menjëherë ofertën e verilindorëve, që mëngjesin e sotëm mbetën pa teknik pas largimit të Emiliano Çelës.
Gjirokastriti Devolli ka një punë të vështirë përpara pasi verilindorët kanë 14 ndeshje pa fitore dhe gjenden në fundin e klasifikimit me vetëm 18 pikë pas 24 javëve të luajtura.
I njohur për grintën në fushë, Devolli e ka përcjellë këtë veçori edhe në pankinë. Ai ka drejtuar ekipe si Kamza, Tomori, Kastrioti, Dinamo, Turbina, Luzi, apo edhe Kek-u e Drenica në Kosovë.
"Bledar Devolli do jetë trajneri i ri i ekipit. I urojme suksese trajnerit", njofton klubi verilindor.
Komento