Zinedine Zidane, i cili ka drejtuar vetëm ish-klubin e tij Real Madrid dhe nuk ka qenë trajner që nga viti 2021, tani ka një rrugë të qartë për t'u bërë njeriu i ri në krye të ekipit kombëtar të Francës. Kjo vjen si lëvizje pasi Didier Deschamps njoftoi se do të largohej pas Kupës së Botës 2026.
Gazeta e njohur franceze 'Le Parisien' thekson se Zidane është favorit absolut për të marrë drejtimin nga Deschamps. Kujtojmë se Botërori 2026 do të luhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Meksikë dhe Kanada.
Do të jetë një mundësi ideale që Deschamps t’i thotë lamtumirë në mënyrën më të mirë skuadrës franceze me të cilën u bë kampion bote në vitin 2018.
Lajmi kryesor:
Didier Deschamps largohet nga kombëtarja franceze e futbollit pas Botërorit 2026, në Francë gjejnë pasuesin
S.Dh/ReportTv.al