Luigi Soreca, Vitore Tusha dhe Yuri Kim

Largimi i Dvoranit/ Soreca e Kim takojnë Vitore Tushën para mbledhjes së KED: Funksionimi i GJK-së, kusht kryesor për integrimin në BE

30 Qershor 2020, 15:34| Përditesimi: 30 Qershor 2020, 18:45

  • Share

TIRANË- Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim dhe ai i Bashkimit Europian kanë takuar ditën e sotme kryetaren e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED), Vitore Tusha, pas dorëheqjes së Ardian Dvoranit. Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta raporton se takimi ka nisur para mbledhjes së parë që Vitore Tusha do të zhvillonte me KED-në, pas marrjes së detyrës. Në fund të dy ambasadorët, kanë reaguar me anë të një reagimi të shkurtër.

"U njoha sot me zonjën Vitore Tusha, në funksionin e saj të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Një Gjykatë funksionale është kusht për çeljen e bisedimeve në Bashkimin Europian, për demokracinë dhe stabilitetin në vend. Roli i KED është i rëndësishëm për të ecur me shpejtësi në këtë proces. Presim një vlerësim të shpejtë dhe renditjen për tre vendet anëtare të lira në Gjykatën Kushtetuese. Opinioni i Komisionit të Venecias është mundësia për të rënë dakord për mënyrën se do të funksionojë Gjykata Kushtetuese, i cili është institucioni i vetëm që mund të interpretojë Kushtetutën. Fryma për Reformën në Drejtësi ka të bëjë me vetëqeverisjen dhe pavarësinë. KED është krijuar për këtë qëllim dhe renditja dhe vlerësimi i kandidatëve duhet të jetë profesional dhe i pavarur. Roli i KED 2020 është të konsolidojë institucionin dhe praktikat e tij dhe të sigurojë që publiku të ketë besim të plotë në proces dhe si dhe në vendimet që do marrë. BE është krah Shqipërinë", shkruan Soreca.

"Respekt ndaj gjykatësit Tusha për vendosmërinë e saj për zbatimin e Reformës në Drejtësi. SH.B.A mbështet fuqimisht atë dhe gjyqtarët dhe prokurorët e tjerë që kanë kaluar vettingun. Koha që institucionet të ngrihen dhe të tregojnë pavarësi dhe integritet", shkruan nga ana tjetër Kim.

Vitore Tusha mori drejtimin e KED-së, pas largimit të Ardian Dvoranit.  Më 11 qershor 2020 Këshilli i Lartë Gjyqësor vendosi mbarimin e mandatit të Ardian Dvoranit si anëtar i Gjykatës së Lartë, rrjedhimit ikën edhe nga drejtimi i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, seancë që në fakt u shoqëruar me debate të shumta. Pas shkarkimit Dvorani i dërgoi një letër Vitore Tushës, së cilës i kërkon që të vazhdojë punën për kandidatët për Gjykatën e Kushtetuese. 

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • YYY: 30/06/2020 16:37

    Hahahaha, bravo SHBA-BE! Kjo paska qene loja! Po qe paska qene i forte Likja, ka ditur te perdore gjuhen e duhur me ta. E thote rezultati.

    Përgjigju
    • Ahmet: 30/06/2020 22:25

      Rekomandimet nuk jane te Venecias por jane rekomandimet e polirilindjes shqiptare te kthyera prej Venecias.... Por edhe si te tilla, t'a fillojne nga rekomandimi qe edhe ato qe hyjne ne Gjyqesor apo gjykate Kushtetuese te kalojne nepermjet kontrollit Vetting...

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?