Mbrojtësi portugez Kepler Laveran de Lima Ferreira, i njohur si Pepe (41), njoftoi fundin e karrierës së tij.
“Do të doja t’i falënderoja të gjithë”, ka thënë Pepe në një video të publikuar në Instagram, duke falënderuar klubet ku ka luajtur, kombëtaren dhe familjen e tij.
“Nuk mund të mos falënderoj të gjithë presidentët që besuan tek unë. Për të gjithë punonjësit e të gjitha klubeve ku kam qenë, të cilët janë shpirti dhe thelbi i klubeve dhe ekipeve kombëtare. Dhe dua të falënderoj të gjithë në sfond. Dua të lë një falënderim dhe përqafim mirënjohjeje për të gjithë ju. Dhe ju falënderoj shumë të gjithëve”, tha ai.
Gjatë karrierës së tij, ai fitoi 27 trofe klubesh, duke përfshirë tri Liga të Kampionëve me Real Madridin. Ai bëri 141 paraqitje për kombëtaren portugeze, duke fituar titullin evropian në vitin 2016 në Francë. Ndeshja e fundit e Pepe ishte në EURO2024, ku Portugalia u mposht nga Franca në çerekfinale, duke u bërë lojtari më i vjetër që u paraqit në turneun final të evropianit. KosovaPress