Sociale

Plani për kufizimin e medias në Kuvend/ Kreu i Këshillit shqiptar të Medias: E bëjnë për të eleminuar budallenjtë e rinj që të flasin! I heqin qytetarit të drejtën e informimit (VIDEO)

19 Shtator, 14:53| Përditesimi: 19 Shtator, 17:19

  • Share

Kreu i Këshillit shqiptar të Medias, Koloreto Cukali  ka qenë i ftuar sot në emisionin ‘Sot, Live në Shqipëri’ nën drejtimin e gazetarit Nertil Agalliu për të diskutuar apo analizuar vendimet e reja lidhur me kufizimin e veprimtarisë së gazetarëve gjatë seancave penale apo dhe në pjesën e jashtme të Kuvendit.

Cukali u shpreh se kjo është një tentativë e pastër për të kufizuar lirinë e medias duke censuruar drejpërdrejt dhe të drejtën e qytetarit për informim. Koloreto Cukali thekson se Parlamenti është institucioni më publik i një shteti dhe se të zgjedhurit nuk mund të pretendojnë për privatësi gjatë orarit të punës.

“Është një tentative për të kufizuar informacionin. Publiku në ekran sheh në atë drejtim që keni vendosur ju kamerat. Në se kamerat vendosen vetëm në një burim të vetëm të kontrolluar, do të shohin vetëm në atë drejtim që drejtuesit e parlamentit kërkojnë që të shohë kamera.

Kamerat e pavarura të mësojnë të shohësh kudo dhe parlamenti duhet të ishte një nga vendet më transparente në Shqipëri sepse është vendi i të zgjedhësve. Është institucioni më publik i mundshëm dhe kjo tentativë për t’i kufizuar. Dhe kontakti i parlamentarëve me gazetarët do të kufizohet.

Një ndër arsyet më të mëdha është për të eleminuar budallenjtë e rinj që na përfaqësojnë të flasin publikisht, sa të mësojë dhe ato rrugët shkurt nga dilet pa i parë gazetarët.

Një qytetar pyetjet e veta ndaj të zgjedhurve i bën nëpërmjet medias. I është kufizuar qytetarit të drejtën e informimit. Duke kufizuar kontaktin dhe kamerat ke kufizuar komunikimin. Besoj se mund të ketë dhe një lloj frike se mos kamerat e mediave kapin detaje, mesazhe nëpër celularë, kapin çanta të shtrenjta etj etj. Parlamentarët, sa më shumë pushtet kanë, aq më të ngushtë e kanë rrethin personal të hapësirës personale.

Nëse je një nga të zgjedhurit, nuk mund të pretendosh privatësi në parlament. Çdo komunikimi i joti në orarin e punës duhet të jetë publik”, tha Cukali.

I pyetur nga gazetari Agalliu se çfarë opozita duhet të bëjë në këtë rast, lidhur me faktin se ende nuk kanë pasur një reagim zyrtar, Cukali u përgjigj se nuk mund të presim nga të tjerët, ndërsa thekson se ndonjëherë politikanët, për interesat e përbashkët, gjejnë dhe gjuhën e përbashkët.

“Nuk e di çfarë do të bëjë opozita në këtë rast. Ka ardhur koha që secili të luftojë për veten e vet. Duhet të ngrihemi të parët dhe të presim të tjerët të na ndjekin. Politikanët gjejnë dhe gjuhën e përbashkët. Me këto eleminimet e fundit, ti ke zhdukur gazetarin. Të presim të marrim çdo gjë nga RTSH”, tha ai.

Cukali evidentoi një tjetër ‘noramlitet’, atë të reagimit të shpeshtë të politikanëve në rrjete sociale, kryesisht facebook, duke shmangur përballjen me gazetarët profesionistë.

“Jam prej kohësh kundër kësaj metode që tentohet të eleminohet gazetari si përcjellës informacioni. Prej kohës vej re tendencën për të eleminuar punën e gazetarit. Politikanët flasin më facebook sepse nuk duan të kenë gazetarin përballë. Ne duhet të përpiqemi që mos të standartizohen këto gjëra. Sot e kësaj dite askush nuk e di se ku është kryeministri apo se çfarë aktivitetesh ka. Supozohet të jetë shërbëtor i popullit dhe nuk jep asnjë informacion se çfarë pune po bën. Ti i merr vesh në lajmë dhe nga kasetat e gatshme. Gazetarët nuk janë më në vendngjarje. Kjo është kthyer në normalitet”, u shpreh Koloreto Cukali.

Ndër të tjera, ai thotë se Shqipëria është e fundit në rajon përsa i përket lirisë së medias. Ndër të tjera ai thekson se politika është burimi dezinformator më i madh sot me qëllim shërbimin e një informacioni apo ‘ushqimi’ të gatshëm për qytetarin.

“Ne jemi të fundit e rajonit për lirinë e medias. Kufizimi ka vetëm një synim, që publikut t’i jepet një ushqim i gatshëm. Pushteti sot është prodhuesi më i madh i dezinformacionit, kur dëgjoj që ankohen për dezinformim më vjen për të qeshur. Dezinformim është dhe të shohësh që po inaugurohet një rrugë apo objekt e shohim që është i pambaruar, ndërkohë ti e përuron sepse të duhet për fushatë”, përfundoi kreu i Këshillit shqiptar të Medias.

Ndërkohë disa ditë më parë nga Kuvendi u bë me dije se gazetarët e kanë të ndaluar të xhirojnë brenda sallës së parlamentit dhe se kamerat e televizioneve private do të jenë të ndaluara. Sakaq, edhe fusha e veprimit e gazetarëve në oborrin e jashtëm të Kuvendit do të kufizohet. Për ta do të krijohet një hapësirë e posaçme ku mund të marrin intervista.

K.B/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • I PA VARURI: 19/09/2025 19:24

    Meqë Kolorato do teatër pa pages le të ndjekë çfaqet e Alpazarit ose Portokallin.Të ashtuquajtura pa kufizim nuk ka por le t'a provojm një herë Amerikën.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Erion Veliaj ankimon në Kushtetuese shkarkimin, si e vlerësoni?