Balla dhe Merkel gjatë një takimi në Berlin

Politikë

Largimi i Merkel nga drejtimi i CDU, Balla: Mbështetëse e fuqishme e aspiratës europine të Shqipërisë

7 Dhjetor 2018, 18:21| Përditesimi: 7 Dhjetor 2018, 18:23

  • Share

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka falenderuar kancelaren gjermane, Angela Merkel e cila u largua nga drejtimi i CDU pas 18 vitesh, ndër të cilat 13 vite e në vazhdim mban postin e Kancelares së Gjermanisë. 

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social facebook Balla deklaron se shqiptarët i janë mirënjohës zonjës Merkel, si kancelarja që inicijoi në vitin 2014 Procesin e Berlinit për vendet e Ballkanit Perëndimor. 

Sipas Ballës, Agela Merkel mbështet fuqimisht aspiratën e Shqipërisë për integrim Europian.

DANKE ANGELA MERKEL
Angela Merkel largohet nga drejtimi i CDU pas 18 vitesh, ndër të cilat 13 vite e në vazhdim Kancelare e Gjermanisë. Prej sot drejtimin e CDU e mori Annegret Kramp-Karrenbauer. Ne shqiptarët i jemi mirënjohës zonjës Merkel si kancelarja që inicijoi në vitin 2014 Procesin e Berlinit për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe që mbështet fuqimisht aspiratën tonë për integrim Europian. 

Taulant Balla, kryetar i grupit parlamentar të PS

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?