Foto ilustruese

Largimi i qytetarëve/ Dibra dhe Gjirokastra humbasin nga një deputet në zgjedhjet e 25 prillit! I kalojnë Tiranës

30 Nëntor 2020, 17:34| Përditesimi: 30 Nëntor 2020, 19:56

  • Share

Në zgjedhjet e 25 prillit Dibra dhe Gjirokastra do të humbasin nga një mandat deputeti. Qytetarët do të kenë mundësi të zgjedhin një deputet më pak dhe kjo ka ardhur si pasojë e uljes së numrit të popullsisë në këto qarqe.

Kjo konfirmohet nga të dhënat që Drejtoria e Gjendjes Civile ka vënë në dispozicion për KQZ, ku i ka përcjellë informacione mbi shtetasit që kanë të drejtë vote.

Nga formula e përllogaritur nga KQZ, dibranët tanimë do të zgjedhin 5 dhe jo 6 deputetë, ndërsa gjirokastritët, do të votojnë për 4, e jo më për 5 deputetë.

Këto dy mandate që bien për shkak të lëvizjes së popullsisë, i shtohen qarkut të Tiranës, e cila nga 34 mandate, do të shkojë në 36. Dibra dhe Gjirokastra janë dy qarqet e vetme ku do të ketë ndryshime në numrin e deputetëve të 25 prillit.

Referuar trendit të votave sipas rezultateve të 2017-ës, mandati i djegur në Dibër i ikën Partisë Demokratike, ndërsa ai në Gjirokastër i rrëzohet Partisë Socialiste.

Ndërkaq theksojmë se drafti i shpërndarjes së mandateve nuk është miratuar ende.

Pergjigja e Drejtorit të Gjendjes Civile
 

(Caktimi i numrit të mandateve nga KQZ në qarqet e vendit)

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?