Albana Vokshi

Largimi i Shahinit, reagon PD: Secila ministre, pasqyrë e dështimit të Ramës me arsimin

14 Shtator 2020, 22:52| Përditesimi: 14 Shtator 2020, 22:54

  • Share

Ish-deputetja e PD-së, Alban Vokshi, ka komentuar largimin e Besa Shahini, duke thënë se çdo ministre e PS-së për arsimin, sipas saj ka qenë pasqyrë e dështimit të Ramës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Vokshi shkruan se ministrja e re e Arsimit ka dy detyra të rëndësishme deri në prill 2021, të sigurojë testimin e të gjithë mësuesve, shpërblimin e tyre për vështirësinë e punës dhe kushte minimale "Anti- Covid" në shkolla.

Postimi i plotë:

A është më mirë arsimi në vitin e 8-të dhe të fundit të qeverisjes së Edi Ramës?

Demokratë dhe socialistë kanë të njëjtën përgjigje: Jo!

Nuk ka rëndësi si quhet ministrja e Arsimit, Lindita, Besa, Evis. Secila është pasqyrë e dështimit të Edi Ramës me arsimin.

Investimet në arsim janë me pikatore, sepse Edi Rama mashtroi qytetarët.

– Ai jo vetëm mashtroi me financimin prej 5% të prodhimit të brendshëm bruto në arsim, por e uli çdo vit fondin duke e cuar Shqipërinë në vendin e fundit në rajon.

– Shkollat sot janë më keq, ato jo vetëm nuk i përgjigjen zhvillimit të teknologjisë, por pjesa më e madhe e tyre me infrastrukturë të degraduar. Nuk bëhet fjalë për tabletat, apo laboratorët modernë të premtuar në shkolla që nuk kanë as kushtet më minimale, as ujë të rrjedhshëm.

– Mësuesit janë cdo ditë nën presion politik, drejtuesit e shkollave janë militantë partiakë. Kjo ka ulur ndjeshëm cilësinë në shkolla.

– Siguria në shkolla është ulur. Në to janë fshehur edhe krime monstruoze vetëm për të mos dëmtuar imazhin e qeverisë.

Në 7 muajt e mbetur deri në prill, Ministrja e re e Arsimit, ka 2 detyra në të cilat paraardhëset e saj kanë dështuar:

1-Të sigurojë testimin e të gjithë mësuesve, shpërblimin e tyre për vështirësinë e punës dhe kushte minimale anticovid në shkolla.

2- Të mos i bindet shefit të saj në ikje për të përdorur mësuesit në zgjedhje.

Mësuesit po presin qeverisjen e vendit nga PD për ngritjen reale të pagave të tyre, për një trajtim dinjitoz dhe per arsim cilësor në shkolla dhe universitete.


Lajmi kryesor:

Ministrja e Arsimit zëvendësohet me deputeten Evis Kushi! Rama: Keqardhje për largimin tënd/ Shahini: Jam zhgënjyer, na diskriminuan për shkak të dialektit


Komento

Komente

  • JamKushJam: 15/09/2020 13:08

    Besa Shahini fytyra e PS. Albania Vokshi fytyra e PDs Fakti flet VETE!!!!!✌

    Përgjigju
  • Fatosi-kosove: 15/09/2020 11:10

    Po ik moj rruspi ju e mbani kriminelin serb fazlliq kshilltar spécial per siguri kombetare e ju pengon zonja Shahini,ata qe nuk jane ne PD e kuptojne por quditem me ty dhe ato kafshet tjejra ne PD pse heshtin,ti je modeli me i mire i nje idioti qe vetem ne PD dhe serbi e gjen,edhe kur ju Kane deportuar serbia juve si familje ju kane deportuar si bashkepunetor te serbise e jo si atdhetar.

    Përgjigju
  • Arben: 15/09/2020 07:50

    Doli prap kjo llapa

    Përgjigju
  • Salia: 15/09/2020 03:28

    Ik mi qyrre , 100 here me mire te poshterit e PS se sa ju alienet e PD

    Përgjigju
  • www.youngtribune.com: 15/09/2020 00:04

    Ja pra doli dhe Pamela Anderson e PD -se. Me keto lloj bundrash PD as Momlin nuk.e fiton dot.

    Përgjigju
  • Bobi: 14/09/2020 23:16

    Prap doli kjo mallistja. Gerr verr ben diten, kurse darkave thithje me hunde. Dava baxhelle

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?