Duke folur për një ndër tematikat më aktuale të momentit, Rama u shpreh se për largimin e të rinjve nuk është përgjegjëse mazhoranca, por as politika. Këtë qëndrim, Rama e ndërlidhi me faktin se për të ikja e të rinjve nga vendi është një trend i historisë.
‘Ky nuk është një trend sot në të gjithë Evropën, është trend historik ku të gjithë kanë kaluar nuk ka asnjë.
Po ju them që, është e thjesht por është edhe sipërfaqësore që të thuash që largimet e këtyre 30 viteve vijnë si rezultat i politikës së degjeneruar. Asnjë lloj skuadre politike, ju e dini që s’kam respekt, po asnjë lloj skuadër politike e ardhur dhe nga hëna në këtë vend nuk do të kishte mundur dot që të mbyllte derën dhe që shqiptarët t’i mbante këtu që të gjithë se kjo nuk bën sens.
Por të ishte se këtu do e kishin të gjithë fajin atëherë me siguri në vene të tjera, do kishin dalë politikanë e udhëheqës që nuk do ta kishin lejuar këtë lloj trendi. (...)’- tha Rama.
Lajmi kryesor:
Rama në Kamzë: Edhe 'Partia e Lekut' ka marrë financime ruse! Me opozitën nuk do të kishim ndryshimet që kemi sot, s’është faji i politikës largimi i shqiptarëve
G.MO//ReportTv.al