Hamasi ka thirrur rreth 7,000 anëtarë të forcave të tij të sigurisë, për të rivendosur kontrollin mbi zonat e Gazës, të braktisura së fundmi nga trupat izraelite. Hamas ka emëruar pesë guvernatorë të rinj, të gjithë me përvojë ushtarake, disa prej të cilëve më parë komandonin brigada të krahut të saj të armatosur për të mbikëqyrur operacionet.
Sipas raportimeve nga Gaza, njësitë e armatosura të Hamasit janë vendosur tashmë në disa rrethe, disa të veshura me rroba civile dhe të tjera me uniformat blu të policisë së Gazës
Mobilizimi i Hamasit, ishte pritur gjerësisht mes pasigurisë në rritje se kush do ta qeverisë Gazën pasi të përfundojë lufta, një çështje kyçe që mund të ndërlikojë nisjen e fazës së dytë të planit të Trump, i cili bën thirrje për çarmatimin e Hamasit.
Një zyrtar i Hamasit jashtë vendit nuk pranoi të komentonte drejtpërdrejt mbi raportet e vendosjes së forcave të sigurisë, por deklaroi se "nuk mund ta lëmë Gazën në mëshirën e hajdutëve dhe milicive të mbështetura nga pushtimi izraelit.
Armët tona janë legjitime; ato ekzistojnë për t'i rezistuar pushtimit dhe do të mbeten të tilla për sa kohë që pushtimi vazhdon".
Lajmi kryesor:
Plani i paqes për Gazën/ Izraeli nis lirimin e rreth 2 mijë të burgosurve palestinezë! 250 mijë banorë kthehen në enklavë! SHBA: Asnjë ushtar amerikan në Gaza
A.D/ReportTv.al