Pritja e organizuar për largimin e Mazit

Largimi i Zef Mazit, reagon Ambasada Çeke dhe Amerikane në Tiranë: Arriti momentin e rëndësishëm historik të çeljes së negociatave

26 Korrik 2022, 18:43| Përditesimi: 26 Korrik 2022, 18:48

  • Share

Një pritje miqësore është organizuar sot në nder të largimit të kryenegociatorit të Shqipërisë me BE, Zef Mazit. Ambasada e Republikës Çeke në Tiranë ka bërë një reagim në Twitter ku shpreh vlerësimet për Mazin në arritjen e çeljes së negociatave të Shqipërisë me BE. Ndërsa ambasada amerikane në Tiranë e falenderon për bashkëpunimin e mirë dhe punën e vështirë dhe punën e palodhur gjatë kësaj kohe që u shpërblu me mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare.

“Puna e tij kulmoi në çeljen e bisedimeve të Shqipërise me BE. Një profil i lartë diplomatik, puna e tij ka qenë vendimtare në arritjen e një momenti kaq të rëndësishëm historik”, shkruan Ambasada e Republikës Çeke në Tiranë.

Një ditë më parë, kryeministri Edi Rama njoftoi ndryshimet e reja në qeveri. Në kuadër të procesit të integrimit dhe negociatave me BE-në, k si kryenegociatore është emëruar Majlinda Dhuka, një profil i lartë teknik, në vend të profilit të lartë diplomatik të ambasadorit Zef Mazi.

Dhuka po ashtu është emëruar Ministre Shteti për marrëdhëniet me BE-në pranë kryeministrit. Kreu i qeverisë ka falenderuar kryenegociatorin Zef Mazi për kontributin në arritjen e madhe historike të çeljes së negociatave.

Komento

Komente

  • Arbërori: 26/07/2022 19:32

    Edvin shkjaut shqipfolës nuk i duhen patriotët shqipëtar, por i duhen ata që mundet të t’i shkelë në qafë sepse kështu ia kerkon Serbi dhe Rusi…! Harrojeni BE-n o të verbuar vazhdoni e flini…!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?