Me votë unanime, Mirela Bogdani e vetme në garë zgjidhet drejtuese e KLP! Ja prioritetet

7 Qershor, 09:30| Përditesimi: 7 Qershor, 17:03

  • Share

TIRANË- Mirela Bogdani është zgjedhur kryetarja e re e Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Me votë unanime, 10 anëtarët e KLP votuan pro kandidaturës së Bogdanit, e cila ishte e vetme në garë për të zëvendësuar Alfred Ballën i përjashtuar 15 vite nga drejtësia.

Reforma në drejtësi dhe rritja e besimit të publikut në institucionet e drejtësisë, Bogdani tha se janë dy prioritete me qëllim rritjen e eficencës në sistemin e drejtësisë, pasi tashmë rruga e vendit drejt Bashkimit Europian është e pakthyeshme.

"Kandidimi vjen në kohën kur reforma në drejtësi ka krijuar shtratin e saj dhe tashmë synon rritjen e eficencës dhe konsolidimin e praktikave të mira të krijuara deri tani të të gjithë institucioneve të arkitekturës së re të sistemit të drejtësisë, në frymën e standarteve evropiane dhe atyre ndërkombëtare, me qëllim rritjen e besimit të publikut tek drejtësia dhe vijimin e pakthyeshëm të procesit të integrimit të vendit tonë në Bashkimin Evropian", tha Bogdani më mledhjen ku u konfirmua kryetare e re e KLP-së më 7 qershor 2024.

Bogdani tregoi ambicien për të rritur kapacitetet logjistike, për të reformuar sistemin gjyqësor dhe rritur bashkëpunimin me ndërkombëtarët.

“Për mua është tepër e rëndësishme puna me partnerët ndërkombëtarë, që kanë insistuar punën e Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe kanë vijuar mbështetjen. Do të vijoj punën me të gjitha institucionet e tjera të drejtësisë. Do të punoj për rregullimin e infrastrukturës të zyrave të KLP.

Prioritet për kryetaren e re të KLP-së do jetë edhe bashkëpunimi dhe koordinimi me institucionet e tjera të drejtësisë, Prokurorinë e Përgjithshme, KLGJ, Shkollën e Magjistraturës apo ILD. Bogdani u shpreh e gatshme që të mbështesë procesin për sistemin e integruar të menaxhimit të çështjeve për Prokurorinë e Përgjithshme. 

“Mbështetja e procesit për krijimin dhe vënien në funksionim sa më shpejt të sistemit të integruar të menaxhimit të çështjeve. Është kompetencë që lidhet më shumë me Prokurorinë e Përgjithshme, por do doja që Këshilli të ofrojë asistencën, sistem që regjistron çështjet penale deri në momentin që shkojnë në gjykatë. Është në proces dizenjimi i këtij programi, do ofroja mbështetjen maksimale”, vijoi Bogdani.

Duke pranuar se ka pasur pengesa, Bogdani tha se do të çokë para punën për procesin e vlerësimit etik dhe profesional të prokurorëve, një kërkesë nga BE, por sipas saj edhe një parakusht për zhvillimin e karrierës.

“Nxitja e procesit të vlerësimit etik dhe profesional të prokurorëve, i cili është iniciuar me miratimin e Regullores përkatëse, por që ka hasur në vështirësi të njohura tashmë nga të gjithë anëtarët. Synohet të bëhet një rishikim i rregullores për të vijuar me vlerësimin e prokurorëve, një kërkesë e BE dhe një parakusht për zhvillimin e karrierës së tyre, ka pasur pengesa, kërkon burime e njerëzore, kalkulim të mirë të të dhënave”, tha Bogdani.

Në fillim të mbledhjes fjalën e mori anëtarja Nurihan Seiti, një prej zërave që i doli në krah Alfred Ballës. Ndonëse vlerësoi figurën dhe eksperiencën e Bogdanit, Seiti tha se ky proces ngre pikëpyetje.

Edhe pse mendoj që Këshilli Duhet të jetë funksional në kuptimin e drejtimit dhe përfaqësimit, nuk është se është hera e parë që kalohet një periudhë kohë, kur mbaroi mandati i Brahimit dhe Balla ndejti si zëvendës, mori kohën e duhur për platformën dhe u bë mbledhja. Ajo që kam në qendër të vëmendjes për ti thënë këshillit dhe opinionit do këtë një pikëpyetje. Nga koha kur ndodhemi, duke para që ligji ka logjikën, kohën dhe zgjedhjen, mendoj që koha si një faktor për mua dhe zëvendësin Bazaj dhe tre anëtarët që prezumohet të vijnë së shpejti duket si një kohë negative. Duket sikur përjashtohemi nga kjo mundësi, mundësia i takon vetëm pjesës civile që vjen nga kuvendi.

Më 27 maj KLP konstatoi përfundimin e mandatit Alfred Ballës, i përjashtuar nga vettingu për 15 vite. Vendimi u mor me 9 vota pro dhe kundër vetëm të anëtares Nurihan Seitaj. Mbledhja e KLP-së u shoqërua me debate të forta.

Më 21 maj, KPA vendosi përjashtimin e tij me 15 vite nga sistemi i drejtësisë, duke rrëzuar një vendim të shkallës së parë, KPK, që e mbylli procesin e tij pa një vendim. Sipas vendimit të KPA, Balla s'ka të drejtë për t'u emëruar gjyqtar ose prokuror i çdo niveli, anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor ose i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Inspektor i Lartë i Drejtësisë ose Prokuror i Përgjithshëm, për një periudhë 15-vjeçare.

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë) 

Ora 16:59
OSBE përgëzon Mirela Bogdanin për zgjedhjen në krye të KLP-së: Po vëzhgojmë procesin e përzgjedhjes së anëtarëve të KLP e KLGJ

Prezenca e OSBE në Tiranë ka përgëzuar Mirela Bogdanin pasi u zgjodh si kryetarja e re e Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Sakaq në reagimin e OSBE në Tiranë në X, theksohet rëndësia e rritjes së bashkëpunimit me KLP-në.

'Prezenca e OSBE-së në Shqipëri uron znj. Mirela Bogdani për zgjedhjen në postin e kryetares së Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe pret të vijojë bashkëpunimin me KLP-në për rritjen e integritetit dhe respektimin e shtetit të së drejtës. Prezenca po vëzhgon me vëmendje procesin e përzgjedhjes së anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe thekson nevojën për konsensus, mbështetur mbi parimet e integritetit dhe meritokracisë', thuhet në reagimin e OSBE-së në X.

Ora 09:56
Kandidate për drejtimin e KLP, Bogdani: Prioritet reforma në drejtësi, rruga drejt BE e pakthyeshme! Bashkëpunim me të gjitha institucionet

 

Mirela Bogdani është kandidatja e vetme për të marrë drejtimin e KLP pas largimit të Alfred Ballës. Bogdani paraqiti platformën e saj për të çuar para punën e KLP dhe disa nga objektivat e vendosura prej saj.

Bogdani tha se fokus i saj është bashkëpunimi me të gjitha institucionet, Prokurorinë e Përgjithshëm, ILD, Shkollën e Magjistraturës dhe të tjera. Bogdani tha se kandidimi i saj vjen në një kohë kur reformë në drejtësi po jep rezultatet dhe se është e rëndësishme për të rritur besimin e publikut te drejtësia dhe vijimin e pakthyeshëm të procesit të integrimit të vendit tonë në Bashkimin Evropian

Mora iniciativën për të kandiduar. Besoj se reformimi i sistemit gjyqësor mund të realizohet i plotë vetëm nëpërmjet përfshirjes dhe bashkëpunimit. Kandidimi vjen në kohën kur reforma në drejtësi ka krijuar shtratin e saj dhe tashmë synon rritjen e eficencës dhe konsolidimin e praktikave të mira të krijuara deri tani të të gjithë institucioneve të arkitekturës së re të sistemit të drejtësisë, në frymën e standarteve evropiane dhe atyre ndërkombëtare, me qëllim rritjen e besimit të publikut tek drejtësia dhe vijimin e pakthyeshëm të procesit të integrimit të vendit tonë në Bashkimin Evropian, aty ku gjeografikisht përkasim historikisht dhe tashmë po kërkojmë të përafrohemi edhe me vlerat njerëzore dhe institucionale të tij.

Duke besuar në një reformim dhe përmirësim të vazhdueshëm e të qëndrueshëm të sistemit së hetimit, në reflektim të zhvillimeve të teknologjisë së informacionit, të dinamikave të shoqërisë njerëzore, si dhe të standardeve që lidhen me dhënien dhe menaxhimin e drejtësisë në rajon, në vendet e BE dhe në botë, lista e objektivave nuk është shteruese, në kuptimin që do të paraqesë veprimtaritë dhe shtyllat kryesore ku mund të ndërhyhet dhe arrihen rezultate në kushtet aktuale, me synimin që këto do të jenë një gur i fortë themeli për përmirësime të mëtejshme.

E shikoj rolin e drejtuesit të këshillimit me shumë si rol koordinues. Dua të them se është shumë e rëndësishme fryma e bashkëpunimit dhe koordinimit me partnerët ndërkombëtare.

Do të vijoj ndërkohë bashkëpunimin me te gjitha institucionet e drejtësisë dhe koordinimin me Prokurorinë e Përgjithshme për përmirësimin dhe garantimin e akteve ligjore dhe nënligjore. Edhe procedurat për rekrutimin e nëpunësve civilë. Bashkëpunimi me KLGJ për shkëmbimin e eksperiencave, për ndryshimet ligjore. Bashkëpunimi me ILD për çështje që lidhen me procedime disiplinore dhe Shkollën e Magjistraturës për rritjen e kapaciteteve dhe trajnimeve.

Fokus ka plotësimi i kuadrit ligjore, e lidhur me rregulloren e vlerësimit etik dhe profesional të prokurorëve në shkallën ë parë. Synohet të bëhet një rishikim i rregullores për të vijuar me vlerësimin e prokurorëve, një kërkesë e BE dhe një parakusht për zhvillimin e karrierës së tyre, ka pasur pengesa, kërkon burim e njerëzore, kalkulim të mirë të të dhënave.

Çështje tjetër qe e kam përmendur, është sistemi i menaxhimit të çështjeve. Ëhstë kompetencë që lidhet më shumë me Prokurorinë e Përgjithshme, por do doja që këshilli të ofrojë asistencën, sistem që regjistron çështjet penale deri në momentin që shkojnë në gjykatë. Është në proces dizenjimi i këtij programi, do ofroja mbështetjen maksimale.

Në fakt, deri me tani KLP nuk ka patur përfaqësimin e duhur, dhe është e vështirë te gjesh institucione për të bashkëpunuar. Vetëm duke koordinuar punën, mund të arrijmë te performojmë me mire. Fokus tjetër, rritja e transparencës në KLP. Vlerësoj punën e deritanishme te Këshillit dhe te kolegëve. Aty ku ka vullnet, gjendet mënyra për ta kryer punën.

 

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Po mër po: 07/06/2024 17:42

    Po cilin po punoni të fusni në BE ju? Se keni 33 vjet e veç veten keni fut në xhepat e BE.

    Përgjigju
  • Koçi: 07/06/2024 11:10

    Obobo, kjo ka deshtuar kudo ku ka fut hundet, si ne " politike", ashtu dhe drejtesi.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?