Gerard Pique

Largimi nga futbolli sjell reflektimin, Pique: 90 minuta futboll janë shumë, imagjinoni Haaland dhe Mbappe tek e tek

10 Nëntor 2022, 15:54| Përditesimi: 10 Nëntor 2022, 15:56

  • Share

Ish-mbrojtësi i Barcelonës dhe Spanjës, Gerard Pique është shprehur se duhen ndryshime në futboll. 35 vjeçari pak ditë më parë la futbollin, duke u shprehur se 90 minuta janë shumë. Sa i takon shtesës me 30 minuta, Pique ka një ide të padëgjuar më parë. Spanjolli nuk e përjashton mundësinë që të zgjidhet presidenti i Barcelonës.

“Unë do të bëja ndryshime rrënjësore që njerëzit do të mendonin se nuk ishin të mundshme. Do të provoja disa gjëra, për shembull disa ndryshime Tërheqja e një publiku të ri është shumë më e vështirë. Duhet të mendojmë për të. Unë do të bëja një ndryshim rrënjësor, por njerëzit nuk duan ta bëjnë këtë.

Pas kohës së rregullt, 11 kundër 11, 30 minuta shtesë. Le të themi se lojtarët nga çdo ekip dalin çdo tre minuta derisa të shënojnë. 90 minuta futboll janë shumë. Imagjinoni Mbappe dhe Haaland në një përballje mes tyre tek për tek derisa të shënojnë. President i Barçës? Në një të ardhme pse jo, i kam thënë agjentit ta mendojë", tha Pique mes të tjerash. Pique nuk ngurroi të thumbonte edhe presidentin e Real Madrid për mënyrën sesi e trajtoi Superligën e Europës.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?