Enkeleid Dobi

Largimi nga stoli i Kukësit, Enkeleid Dobi: Dhashë dorëheqjen, s'ka më kthim pas! Mësohet trajneri i ri

11 Dhjetor 2022, 16:04| Përditesimi: 11 Dhjetor 2022, 16:05

  • Share

Enkeleid Dobi nuk është më trajneri i Kukësit. Humbja 0-1 me Teutën në "Kukës Arena" për javën e 13-të në Superligë ka bërë që 48 vjeçari durrsak mos vazhdojë më në krye të stolit. Pas ndeshjes për Oversport, Dobi tregoi se ka dhënë dorëheqjen për të mirën e skuadrës. Mësohet se Kukësi ia ka besuar stolin trajnerit të Kukësit U-21, Rraman Hallaçi. Të paktën për dy ndeshjet e radhës presidenca ia ka besuar stolin Hallaçit, me ish-kapitenin që e ka rikthim në ekipin A.

"Çfarë nuk shkoi? Rezultatet. Mendoj që kultura dhe edukata nuk më lejon të vazhdoj diçka që nuk jep efekte. I falënderoj nga zemra që më dhanë një mundësi, shpresoj të kthehet në rrugën e duhur dhe vendin e duhur. Ndaj unë sot i bëra të qartë ekipit që jap dorëheqjen për të mirën e klubit. Për të komentuar ndeshjen janë fjalë boshe që nuk kanë vlerë. Shpresoj që sado pak efektet e punës time t'i japin ndihmesë klubit që nuk e meriton atë vend.

Është e vendosur, nuk ka tani kthim pas. E shoh që është momenti që për hir të klubit që ndoshta të marrë disa sinjale të tjera se kanë mbetur edhe 23 ndeshje. Është momenti i duhur, duhet menduar gjithmonë për të mirën e ekipit dhe klubit. Unë jam një person, klubi është shumë i madh, janë shumë persona, është një qytet", tha Dobi për Oversport pas ndeshjes.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?