Këtë të hënë, për herë të parë, trajneri i Manchester United Erik Ten Hag ka folur për çështjen e Cristiano Ronaldo-s, i cili nuk ka udhëtuar me ekipin për fazën përgatitore dhe flitet se do largohet. Sipas numrit 1 të pankinës së ‘djajve’ Ronaldo do jetë pjesë e United për sezonin e ardhshëm dhe për këtë ai ka marrë garancinë e vetë futbollistit.
Sipas Ten Hag Ronaldo i ka premtuar se këtë sezon do luftojnë për trofe. Ten Hag këmbëngul se mungesa e Ronaldos lidhet për arsye familhjare, ashtu siç ka deklaruar edhe vetë fituesi i 5 herë ‘Topit të Artë’.
Komento