Skulptura në Hong Kong dedikuar viktimave të protestave në Sheshin Tiananmen.

Largohen dy monumente tjera në Hong Kong dedikuar viktimave të Tiananmenit, autoritetet kërkojnë të fshijnë nga kujtesa kolektive ngjarjet pro-demokracisë

24 Dhjetor 2021, 10:37| Përditesimi: 24 Dhjetor 2021, 10:42

  • Share

Janë edhe hequr edhe dy monumente të tjera që ishin vendosur në nderim të protestuesve pro-demokracisë që u vranë gjatë shtypjes së protestave në Sheshin Tiananmen më 1989 në Pekin.

Këto monumente janë larguar nga universitetet në Hong Kong, si tregues që autoritetet synojnë të fshijnë nga kujtesa kolektive ngjarjet e vitit 1989.

Heqja e statujës së Perëndeshës së Demokracisë më 24 dhjetor nga Universiteti Kinez i Hong Kongut dhe e një skulpture që shfaq masakrën në Tiananmen në Universitetin Lingnan, erdhën një ditë pasi universiteti më i vjetër i Hong Kongut rrëzoi një statujë që përkujtonte ngjarjen e vitit 1989 në Pekin.

Shtypja e protestave në Sheshin Tiananmen është një temë tabu në Kinë dhe nuk lejohet që të përkujtohet publikisht.

Drejtues të Universitetit të Kinez të Hong Kongut thanë se “kanë larguar një statujë të paautorizuar”.

Statuja prej bronzi e madhe 6.4 metra u vendos nga studentët në sheshin Tiananmen në vitin 1989 si një simbol i vendosmërisë së tyre për të ndjekur lirinë dhe demokracinë në Kinë.

Zhdukjet e monumenteve në tre universitete radhazi nënkuptojnë se tani vështirë se ka mbetur ndonjë përmendore publike të asaj kohe në Hong Kong./ REL

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?