Drejtoria e Policisë Durrës

Kronikë
Top 24

Zhduken dy motra në Durrës, e ëma denoncon pas 9 ditësh, policia: S'është hera e parë që ikin

25 Shtator 2018, 19:29| Përditesimi: 25 Shtator 2018, 19:45

  • Share

DURRES - Dy motra janë deklaruar të zhdukura në Durrës, ndërsa denoncimi në polici është bërë nga familja pas 9 ditësh. Ka qenë nëna e dy vajzave, M.P., vjeçe 45, e cila ka denoncuar largimin e vajzave nga banesa.  

Sipas policisë, vajzat janë S.P., e E.P., 19 e 16 vjeçe, janë larguar nga banesa që prej datës 16 shtator. Por nëna e tyre e ka bërë kallëzimin më datë 24, ndërsa nuk dihet se përse ka pritur të kalonte më shumë se një javë për të kërkuar ndihmën e uniformave blu për gjetjen e tyre. Mësohet se dy motrat janë larguar edhe herë të tjera nga shtëpia.

Policia informon se ka nisur puna për gjetjen e motrave. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për vlerësim.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?