Bashkia e Durrësit

Politikë

Japin dorëheqjen 5 krerët e njësive administrative të Durrësit, emërohen kryetarët e rinj (EMRAT)

26 Shtator, 09:38| Përditesimi: 26 Shtator, 11:03

  • Share

Kryetari i njësisë administrative Ishëm Kadri Gjyli, ka dhënë dorëheqjen nga posti. Lajmin e ka bërë vetë Gjyli të ditur nëpërmjet një statusi në rrjete sociale ku falënderon të gjithë banorët e zonës, kolegët e bashkëpunëtorët për gjatë gjithë mandatit që i ka shërbyer Ishmit.

Sakaq, në vend të tij është emëruar Emirian Bafti, gjithashtu pjesë e strukturave të Bashkisë së Durrësit.

Ndërkohë ditën e djeshme, kanë dorëzuar dorëheqjen pranë kryetares së Bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako, dhe 4 krerët e njësive administrative Sukth, Manëz, Rrashbull dhe Katund i Ri.

Në krye të njësisë administrative Manëz, është emëruar Rejdi Shehi, i cili ka zëvendësuar kryetarin e mëparshëm Muharrem Sula, ndërsa Fiqiri Dema është emëuar kryetari i ri i njësisë administrative në Rrashbull. Në njësinë administrative Katund i Ri është emëruar Julian Marku.

Dorëheqjet e tyre janë firmosur nga kryetarja e bashkisë ndërsa këto dorëheqje janë pjesë e valës së shkarkimeve nga veriu në jug si pjesë e reformimit në total të strukturave vendore.

Emërimet e reja      Njësia Administrative
Rejdi Shehu – Njësia administrative Manzë
Emirjan Bafti – Njësia administrative Ishëm
Julian Marku – Njësia administrative Katund i Ri
Fiqiri Dema – Njësia administrative Rrashbull

K.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria e shkarkoi, a duhet Erion Veliaj ta ankimojë në Kushtetuese?