Alex Stamos, Shefi i sigurisë në Facebook

Tirana

Largohet nga kompania shefi i sigurisë së ‘Facebook’-ut, ja arsyeja

2 Gusht 2018, 23:36| Përditesimi: 2 Gusht 2018, 23:51

  • Share

Alex Stamos, Shefi i sigurisë në Facebook, do të largohet nga kompania për të vazhduar karrierën në Universitetin Stanford.

Pas lajmeve në muajin mars largimi i tij ka qenë i pritur, se Facebook do të riorganizojë sektorin e tij të sigurisë.

Sheryl Sandberg, shefja e operacioneve në Facebook, tha se Stamos ka luajtur një “rol të rëndësishëm” në kompani.

Largimi i tij vjen në kohën kur Facebook është nën vëzhgim për përhapjen e keqinformimit në platformën e tij, si dhe pas një krize të privatësisë së të dhënave.

Duke folur për New York Times, Stamos e përshkroi kohën e tij në Facebook si “tre vjet të vështirë”.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?