Fatjon Tafaj, trajneri i ri i ekipit kombëtar U-17

Sport

Largohet nga Kukësi, Fatjon Tafaj zyrtarizohet si trajneri i ri i ekipit kombëtar U-17

8 Korrik, 12:44| Përditesimi: 8 Korrik, 13:00

  • Share

Fatjon Tafaj është trajneri i ri i kombëtares shqiptare U-17 të futbollit. Federata ka arritur marrëveshjen me trajnerin shqiptar, i cili do të ulet që sot në stolin kuqezi dhe do të drejtojë ekipin në ndeshjet e ardhshme zyrtare e miqësore.

Tafaj ka një përvojë të gjatë dhe të vyer në fushën e trajningut. Së fundmi, ai ka drejtuar ekipin e Kukësit, ndërsa më herët ka qenë trajner i Kamzës dhe zëvendës-trajner në ekipe si Dinamo City, Partizani, Shkëndija, Kukësi, Kamza dhe Vllaznia. Nga nëntori i vitit 2018 deri në nëntor të 2019-s, Fatjon Tafaj ka qenë edhe pjesë e stafit teknik të Kombëtares U-21, në rolin e zëvendës-trajnerit.

Trajneri 43-vjeçar do të drejtojë ekipin kombëtar U-17 për dy vitet e ardhshme sipas kontratës së nënshkruar me FSHF.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    I kishin mbetur edhe 3 muaj burg, si e vlerësoni lirimin e Salianjit?