TIRANË- Këshilli i Ministrave ka liruar nga detyra zv.ministrin e Arsimit dhe Sportit, Oltion Rrumbullaku dhe në vend të tij ka emëruar në këtë post Albana Tole. Vendimi i qeverisë vjen pas propozimit të kryeministrit Edi Rama dhe hyn në fuqi menjëherë.
Vendimi ka shkaktuar edhe reagimin nga ana e Partisë Demokratike. Ishte deputetja Ina Zhupa e cila tha se kjo është një tregues se PS-ja Ministria e Arsimit po tallet me Parlamentin ose që ministren Evis Kushi "nuk e pyet askush". Kjo sepse sipas Zhupës, ndërkohë që Rrumbullaku ishte duke u shkarkuar, ai është lënë që të raportonte me porosi të Kushit, në Komisionin e Edukimit.
"Të dyja tregojnë nivelin e përgjegjshmërisë dhe profesionalizmin e kësaj qeverisje”, shkruan Zhupa.
Oltion Rrumbullaku u emërua në postin e zv.ministrit në 11 dhjetor të vitit 2019.
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka reaguar pas vendimit të Këshillit të Ministrave për shkarkimin e Oltion Rrumbullaku nga posti i zv.ministrit të Arsimit dhe Sportit. Zhupa shkruan se Rrumbullaku raportoi ditën e sotme në Komisionit e Edukimit dhe Mjetet e Informimit Publik ndërkohë që ishte në shkarkim.
Sipas Zhupës, ministren e Arsimit, Evis Kushin ose nuk e pyet njeri dhe nuk e dinte që do shkarkohej, ose është tallur me parlamentin duke lënë të raportojë dikë që ishte në shkarkim.
“Qeveria e barsoletave!
Sot në komision në orën 12:00 ministrja e arsimit Kushi u largua se do shkonte në mbledhje qeverie dhe na la të përgjigjej zëvendësministri Rrumbullaku për pjesën e mbetur.
E delegoi në mbledhje për të na dhënë përgjigje para komisionit, ndërkohë shkoi në mbledhje tjetër për ta shkarkuar! Ose ministren e arsimit nuk e pyet njeri dhe as nuk kishte ide qe do e shkarkonin zv.ministrin e saj, ose ajo është tallur me parlamentin duke lënë në raportim dikë që ishte në shkarkim!
Të dyja tregojnë nivelin e përgjegjshmërisë dhe profesionalizmin e kësaj qeverisje”, shkruan Zhupa.