Ish gjyqtarja e Apelit Shkodër Hajrie Muçmata nuk do të jetë më pjesë e sistemit të drejtësisë në vend. Ajo është shkarkuar sot nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit, nga trupa gjykuese Ina Rama kryesuese, Rezarta Schuetz relatorë dhe anëtarët Albana Shtylla, Natasha Mulaj, Sokol Çomo.
ILDKPKI, e kishte gjetur Muçmatën me probleme në deklarimin e pasurisë dhe e akuzonte atë për fshehje pasurie. Ndërsa KPK tha se nga analiza financiare rezultonte se gjyqtarja kishte mungesë burimesh të ligjshme në disa vite dhe në total 4.7 milion lekë.
Karriera e Hajrie Muçmatajt në sistemin e drejtësisë ka filluar në vitin 1999, si gjyqtare në Gjykatën e Kukësit. Në vitin 2009, ajo u emërua inspektore pranë Këshillit të Lartë të Drejtësisë ndërsa në vitin 2016, Znj. Muçmata u dekretua anëtare e Gjykatës së Apelit të Shkodrës nga Presidenti i Republikës.