Edi Martini

Larguan Diego Longon, Teuta rikthen për herë të pestë në stol Edi Martinin

24 Shtator 2023, 22:02| Përditesimi: 24 Shtator 2023, 22:03

  • Share

Edi Martini do jetë trajneri i ri i Teutës në Superligë. Durrsakët njoftuan mesditën e së dielës se pas një marrëveshje mes palëve, Diego Longo nuk do ishte më pjesë e klubit, pas vetëm katër javësh në stolin e "Djemve të Detit".

Tanimë Supersport bën me dije se shkodrani Edi Martini do kthehet për herë të pestë në stolin e bregdetarëve. 48-vjeçari e ka drejtuar skuadrën në vitet 2009, 2019, 2021 dhe 2022, duke fituar tre trofe.

Me durrsakët, Martini ka fituar kampionatin në sezonin 2020-21, si edhe Superkupën po në atë sezon. Ndërkohë një sezon më parë (2019-20), Martini ia doli të ngrinte Kupën e Shqipërisë me Teutën.

Objekivi kryesor do jetë rikthimi i skuadrës 'në shina', kjo pas dy humbjeve, një barazimi dhe një fitoreje në katër javë Superligë. Me vetëm katër pikë, Teuta ndodhet në vendin e tetë në renditje, me një ndeshje më pak, atë kundër Partizanit.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?