Sport

Lautaro dhe Lo Celso likuidojnë Venezulen, Argjentinë-Brazil në gjysmëfinale të Kupës së Amerikës

29 Qershor 2019, 10:45| Përditesimi: 29 Qershor 2019, 10:51

  • Share

Argjentina e Lionel Messi-t me shokë është gjysmëfinalsitja e dytë e Kupës së Amerikës. ‘Albicelestët’ kanë mposhtur pastër 2-0 Venezuelën në çerekfinale dhe në raundin tjetër do të përballen me Brazilin, në një takim që do të pritet me interes nga të gjithë futbolldashësit në botë.

Në takin e zhvilluar në ‘Maracana’ të Rio De Zhaneiro, fillimisht ishte njeriu i momentit te Argjentina Lautaro Martinez ai që zhbllokoi shifrat. Sulmuesi që aktivizohet me Interin gjatë zhvillimit të një goditje këndi në minutën e 10 gjeti golin duke finalizuar me thembër. Në minutat në vijim si Argjentina ashtu edhe Venezuela pretenduan për penallti, por në të dyja rastet ndërhyri ‘VAR-I’ duke vijuar lojën. Goli që do të vuloste shifrat do të vinte në minutën e 74-r, me Lo Selso-n që konkretizoi një aksion të gjatë të kombëtares.

Ne.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nisi fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?