Kapiteni i Interit, Lautaro Martinez foli pas zyrtarizimit të titullit të 20-të kampion në Serie A. Një ëndërr, kështu e quan argjentinasi kampion bote që kërkon të shijojë gjithçka dhe nuk e ke mendjen te rinovimi. Për DANZ ai u pa në lot.
“Çfarë më emocionon mua? Më vjen të qaj sepse është një ëndërr. Vuajtëm dhe punuam shumë, e merituam këtë gëzim. Ia dedikoj familjes sime, shokëve të skuadrës dhe fansave.
Çfarë do t’i thuash familjes?
Janë gjëja më e bukur që më ka dhënë jeta. Ky është dyfishi i lumturisë.
E keni pritur ndonjëherë një Scudetto si kjo?
U thashë djemve, ne ishim në një situatë që nuk e kishim përjetuar më parë dhe duhej ta përfitonim.
Çfarë vlere ka ky titull si kapiten?
Shumë, është një vlerë e jashtëzakonshme.
Si ishte udhëtimi me Inzaghin?
I bukur, ne duhet të vazhdojmë në këtë rrugë. Që kur erdha kam fituar shumë me këtë klub, duhet të vazhdojmë kështu.
Tashmë fansat presin firmën për rinovimin. Si është situata?
Le të shpresojmë, sot dua ta shijoj këtë festë. Kemi punuar shumë që nga vera, kemi ndryshuar 12 lojtarë dhe e meritojmë. Tani dua të festoj", tha ai.
Lajmi kryesor:
VIDEO/ Titulli i 20-të, tifozët e Interit 'djegin' Duomon! Festë e madhe në Milano dhe qytete të tjera
S.Dh/ReportTv.al