Daryl Hannah

Bota

‘Lavdi Ukrainës’, prezantuesja e Oscars, 'shuplakë' Trumpit gjatë ceremonisë për ndarjen e çmimeve

3 Mars, 12:15| Përditesimi: 3 Mars, 13:18

  • Share

Aktorja njëherësh dhe prezantuesja e “Oscars”, Daryl Hannah, bëri një deklaratë politike jashtë skenarit, duke shprehur respekt për Ukrainën ndërsa e nderoi këtë vend me fjalët “Slava Ukraini” (“Lavdi Ukrainës”).

64-vjeçarja e mori skenën për të dhënë çmimin për montazhin më të mirë të filmit. Me fjalët “Slava Ukraini”, ajo bëri një thirrje të fuqishme për mbështetje ndaj Ukrainës, sipas mediave të huaja. 

Kjo shprehje, që përkthehet si “Lavdi Ukrainës”, u përshëndet me duartrokitje të fuqishme nga publiku i njohur në sallën e Teatrit “Dolby”.

Deklarata e Hannah vjen pas një përplasjeje të papritur mes ish-Presidentit Donald Trump dhe Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky këtë javë, lidhur me luftën e Rusisë në Ukrainë.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Pa Emer: 03/03/2025 18:08

    VIVA AMERICA VIVA DONALD TRUMP

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Grupi i PS në listë të hapur, përveç drejtuesve politikë, si iu duket?