Drejtuesi Politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, gjatë një takimi me të rinjtë në Tiranë, theksoi angazhimin e koalicionit për mbështetje të fortë për të rinjtë dhe arsimin, duke e konsideruar këtë si një nga prioritetet kryesore të programit.
Ai e ilustroi këtë angazhim me historinë e një prej të rinjve prezent në takim, një djalë 23-vjeçar që ka dëshirë për shkuar në universitet, por gjendja ekonomike e familjes dhe mungesa totale e politikave mbështetëse nga qeveria ia ka pamundësuar ëndrrën e tij.
Basha theksoi se me programin e Koalicionit Euroatlantik do të mbështetet çdo i ri dhe çdo të re, duke u ofruar mundësi studimi dhe zhvillimi, pavarësisht mundësisë ekonomike të familjeve të tyre. Ai nënvizoi se është e shenjtë për këtë koalicion që t’i realizojë ëndrrat e rinisë shqiptare dhe t’u mundësojë atyre një të ardhme më të mirë.
'Kjo është dora e Lavdrim Jupës dhe e qindra të rinjve si ai. Dora e një njeriu që ka që 10 vjite që punon, 23 vjeç sot. Dhe dëshira e tij është të studiojë ekonomi, gjë që nuk ia mundëson as gjendja ekonomike e familjes dhe mungesa totale e politikave mbështetëse nga kjo qeveri e korruptuar. Siç ia mbaj dorën sot kështu, kështu do t’ia mbajmë dorën çdo të riu dhe çdo të reje me programin tonë për arsimin, universitet pavarësisht prej pamundësive, të familjeve të tyre që t’i bëjmë realitet ëndrrat e tyre.
Nuk ka gjë më të shenjtë për ne se kjo, nuk ka gjë më të shenjtë për Koalicionin Euroatlantik se kjo. Le të qëndrojmë kështu të bashkuar dorë më dorë më 11 maj dhepas 11 majit. Sepse për ne dhe për mu personalisht nuk ka mision mëtë shenjtë në jetën time sesa që këto duar të Lavdrimit e të shokëve të tyre së shpejti të marrin në dorë fatin e Shqipërisë', tha ai.
Gjatë fjalës së tij, Basha tha se të rinjtë kanë mundësinë që të hapin portën drejt një të ardhme që e kanë ëndërruar, që deri më sot është penguar nga kryeministri dhe shokët e tij tek 7x7=313.
Sipas tij, ai që vjedh fondet publike nuk është shok, por hajdutë, siç janë shokët e kryeministrit i cili nuk përgjigjet pasi e di që e pret pyetja tjetër se ose është i paaftë, ose është kreu i kënetës së korrupsionit.
'A e dini pse nuk kam shokë tek 313-ta? –sepse unë nuk mund të pranojë alibinë që shokët hanë prapa shpine. Ai që han prapa shpine të mirat publike nuk është shokë, është hajdut. Dhe një hajdut që vjedh paratë e taksave të shqiptarëve, që vjedh paratë që duhej të ishin investuar për rininë e shqiptarëve s’mund të jetë shoku im. Kështu që edhe Edi Rama nuk përgjigjet se ku i ka shokët, sepse po ta pranojë siç e di e gjithë Shqipëria, siç e di e gjithë Europa, siç e di dhe Amerika që shokët i ka tek 7x7=313, pyetja tjetër është pak e vështirë për t’iu përgjigj. Pyetja tjetër është me të njëjtat fjalë që përdor ai gjoja në këtë fushatë. Se fushatë nuk e ka, e ka alibi për të mos dhënë përgjigje për pyetjen. Po mirë mo Rame, i paske shokët tek 7x7=313, po ndaje mendjen na e thuaj pse i ke tek 7x7=313?
Pse e ke Lali Erin në burg? Pse Saje Qori që ishte më i miri i ministrave të Brendshëm, apo Ilir Beqën shokun tënd, apo Ter Kokën, apo Vangjush Dakon, apo Arben Ahmetajn që përkohësisht i ka shpëtuar burgut me procedura azili, pse i ke? Ndaje mendjen dhe na trego, ose ti qenke më buf se bufi, se paskan ngrënë gjithë këto shokë, ka 12 vite që vjedhin shqiptarët prapa shpine, ose ti je kënetë e shkuar kënetës, je pronari dhe autori i kënetës', tha ai.
Komente
