Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, kritikoi vendet perëndimore për rolin e tyre në ndarjen e Kosovës nga Serbia, duke theksuar se parimi i vetëvendosjes është interpretuar në mënyrë të njëanshme dhe të padrejtë.
Gjatë fjalës së tij në "Forumin e së Ardhmes 2050" të mbajtur në Moskë, Lavrov deklaroi se shpallja e pavarësisë së Kosovës u bë pa një proces referendar dhe pa shprehjen e vullnetit të popullit, duke e cilësuar këtë si një ndërhyrje të padrejtë të Perëndimit.
Ai e lidhi këtë çështje me veprimet e Rusisë në Ukrainë, duke e përdorur si argument për të justifikuar ndërhyrjen ruse. Lavrov akuzoi vendet evropiane, në veçanti Britaninë e Madhe, për mbështetje ndaj, siç u shpreh ai, “sulmeve terroriste” dhe përpjekjeve për të zhdukur gjuhën ruse në rajonet e Donbasit dhe Krimesë, raportojnë mediat.
“Ata i referohen parimit të vetëvendosjes, i cili është i përfshirë në preambulën e Kartës së Kombeve të Bashkuara. Në një situatë ku nuk kishte luftë, as rrezik të menjëhershëm për konflikt të armatosur, ata e ndanë Kosovën nga Serbia dhe e justifikuan këtë me të drejtën e vetëvendosjes. Megjithatë, nuk pati referendum dhe askush atje nuk u pyet për mendimin e tij,” theksoi Lavrov.
Komente

Dardania, Ilirida, Cameria, Plava e Gucia ju shkeput padrejtesisht Shqiperise, dhe ju dha barbarve qe bene masakra mbi popullsine Shqiptare, kete duhet te deklarosh publikisht o Levreku i Rusine para se te vdesesh, sepse e di mire historine e keaj toke, e ke te verteten ne arkivat e shtetit tend!!
PërgjigjuJa ku flet truri i dehur me vodka ,nji sllav ortodoks nuk ndryshon ne vend qe te flas per 1 miljo te vrare Ruse ne Ukraine por po flet per te padrejtat qe ju beni popullit Shqiptare ne 1912 por sot ju ka ardhur e njejta situate ne kopshte qe dote ndahet federata Ruse dhe dote bejme dasem kur te ndodhe.
PërgjigjuPo pse pati referendum kur Kosova u shkeput nga Shqiperia z.Lavrov?! Fuqite e Medha nuk pyeten as kosovaret,as shqiptaret kur vendosen t'ja jepnin Serbise.S.d.q mos kerko dicka qe i dihej rezultati edhe sikur ju te nderhynit sic e keni bere zakon te fusni hundet kudo ne bote.Me shumice shqiptare sipas parimit te vetevendosjes,cili do te ishte rezultati i shprehjes se vullnetit te shprehur me vote zoteri?!
Përgjigju