Sergei Lavrov, Ministri i Jashtëm i Rusisë

Bota

Lavrov: Kosova u shkëput padrejtësisht nga Serbia! Perëndimi e përdori parimin e vetëvendosjes si justifikim politik

9 Qershor, 22:34| Përditesimi: 9 Qershor, 22:37

  • Share

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, kritikoi vendet perëndimore për rolin e tyre në ndarjen e Kosovës nga Serbia, duke theksuar se parimi i vetëvendosjes është interpretuar në mënyrë të njëanshme dhe të padrejtë.

Gjatë fjalës së tij në "Forumin e së Ardhmes 2050" të mbajtur në Moskë, Lavrov deklaroi se shpallja e pavarësisë së Kosovës u bë pa një proces referendar dhe pa shprehjen e vullnetit të popullit, duke e cilësuar këtë si një ndërhyrje të padrejtë të Perëndimit.

Ai e lidhi këtë çështje me veprimet e Rusisë në Ukrainë, duke e përdorur si argument për të justifikuar ndërhyrjen ruse. Lavrov akuzoi vendet evropiane, në veçanti Britaninë e Madhe, për mbështetje ndaj, siç u shpreh ai, “sulmeve terroriste” dhe përpjekjeve për të zhdukur gjuhën ruse në rajonet e Donbasit dhe Krimesë, raportojnë mediat. 

“Ata i referohen parimit të vetëvendosjes, i cili është i përfshirë në preambulën e Kartës së Kombeve të Bashkuara. Në një situatë ku nuk kishte luftë, as rrezik të menjëhershëm për konflikt të armatosur, ata e ndanë Kosovën nga Serbia dhe e justifikuan këtë me të drejtën e vetëvendosjes. Megjithatë, nuk pati referendum dhe askush atje nuk u pyet për mendimin e tij,” theksoi Lavrov.

H.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si iu duket situata e trafikut në vend?