Lavrov: Marrëveshja e grurit rinovohet nëse prodhuesit rusë ekportojnë në tregjet ndërkombëtare

1 Mars 2023, 20:12| Përditesimi: 1 Mars 2023, 20:23

  • Share

Rusia do të pranojë një rinovim të ri për ekportet e grurit nga portet ukrainase të Detit të Zi  vetëm nëse prodhuesit rusë të grurit lejohen të eksportojnë në tregjet ndërkombëtare. Kështu deklaroi ministri i Jashtëm Serghei Lavrov gjatë takimit me homologun e tij turk Mevlut Çavusoglu sot në Nju Delhi

"Pala ruse nënvizoi se vazhdimi i marrëveshjes për grurin është i mundur vetëm nëse merren parasysh interesat e prodhuesve rusë të mallrave në aspektin e aksesit të lirë në tregjet botërore", thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme të Moskës.

Marrëveshja, e ndërmjetësuar nga Turqia dhe OKB, u rinovua për 120 ditë nëntorin e kaluar dhe për këtë arsye do të përfundojë në mes të marsit.


Lajmi kryesor:

Lufta në Ukrainë/ Xi dhe Lukashenko: Të punojmë për një armëpushim në Ukrainë! Bllokohet sulmi masiv me dron në Krime


F.D/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?