Sergey Lavrov
Përdorimi i raketave ATACMS kundër territorit rus shënon "një fazë të re të luftës së Perëndimit" kundër Rusisë, tha Ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov.
Rusia do të reagojë “në përputhje me rrethanat”, shtoi ai, në një konferencë për shtyp në samitin e G20 në Brazil.
“Ne do ta konsiderojmë këtë si një fazë të re të luftës së Perëndimit kundër Rusisë dhe do të reagojmë në përputhje me rrethanat", tha kryediplomati rus.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Ukraina godet për herë të parë Rusinë me raketa amerikane! Moska kërcënon me luftë bërthamore, Shtëpia e Bardhë: E papërgjegjshme
K.M/ReportTv.al