Sergei Lavrov

Lavrov: Rusia mirëpret çdo ide konstruktive për zgjidhjen e krizës ukrainase

21 Dhjetor 2023, 12:44
  • Share

Rusia mirëpret çdo ide konstruktive, përfshirë Lidhjen e Shteteve Arabe, se si të krijohen kushte për një zgjidhje të drejtë të konfliktit të Ukrainës në bazë të ligjit ndërkombëtar.

Kështu u shpreh ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergej Lavrov, raporton Tass.

Lavro dklaroi se një grup përfaqësuesish të Ligës Arabe vizituan Rusinë në pranverën e vitit 2022 për të diskutuar rreth Ukrainës.

“Ne patëm një bisedë të mirë se si u shfaq kriza ukrainase, si mund të zgjidhet duke ndaluar përdorimin e Ukrainës kundër Rusisë, duke ndaluar nazifikimin e këtij vendi dhe duke ndaluar të gjitha veprimet për të zhdukur të gjitha gjërat ruse. Dhe ne e vlerësuam këtë iniciativë të Ligës Arabe. Deklarata e sotme, të cilën ne e miratuam, thekson se Rusia mirëpret çdo ide konstruktive, duke përfshirë idetë e Lidhjes së Shteteve Arabe, se si të krijohen kushte që ky konflikt të marrë një zgjidhje të drejtë në bazë të së drejtës ndërkombëtare, para së gjithash dhe duke përfshirë – në bazë të të drejtave të pakicave kombëtare dhe në bazë të të drejtave që kanë të bëjnë me sigurinë, interesat legjitime, sigurinë e çdo vendi”, tha Lavrov.

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?