Lavrov: T'i japim fund dominimit botëror të Perëndimit

15 Shkurt 2023, 12:49| Përditesimi: 15 Shkurt 2023, 12:55

  • Share

Rusia dhe vendet perëndimore duket se janë në një "luftë të ftohtë" që nga fillimi i luftës në Ukrainë dhe dihet që SHBA-ja ka marrë një sërë vendimesh e sanksionesh ndaj Rusisë.

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Serghei Lavrov ka thënë se linjat e politikës së jashtme ruse janë përditësuar dhe qëllimi është t'i jepet fund dominimit botëror të Perëndimit për të ndërtuar një sistem më të drejtë në marrëdhëniet ndërkombëtare. 

"Politika jonë e jashtme e përditësuar  thekson nevojën për t'i dhënë fund monopolit të Perëndimit duke ndërtuar një sistem global që parandalon ndjekjen e interesave egoiste, dhe i cili në vend të kësaj bazohet në një drejtësi të drejtë dhe ekuilibrin universal të interesave, siç kërkohet nga Karta e Kombeve të Bashkuara", tha Lavrov.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Kievi: Kemi rrëzuar balona ruse spiune! NATO nis prodhimin e predhave për Ukrainën! Lavrov kërcënon: Të japim fund dominimit të Perëndimit


F.D/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?