Lazanja pa petë me kungull, gjizë dhe djathë
Përbërësit:
- 2-3 kunguj të njomë
- 150 gr djathë kaçkavall i grirë
- 100-150 gr fileto pule
- 2 kokrra vezë
- 200 gr gjizë e butë
- Pak vaj ulliri
- Kripë, piper
Përgatitja:
Lajmë mirë kungujt dhe i presim në feta të holla gjatësore. Hedhim pak vaj ulliri në fund të tavës dhe vendosim shtresën e parë me feta kungulli. Hedhim djathin e grirë sipër, vendosim një shtresë me fileto pule, të cilën e kemi zier më parë dhe copëtuar në fije. Përsëritim shtresat: kungull, djathë, mish pule, derisa të mbushet tava. Në një tas përziejmë vezët dhe gjizën, pak kripë e piper. I rrahim mirë me pirun dhe hedhim masën sipër shtresave në tavë. E vendosim tavën të piqet në furrë të parangrohur në 220°C për rreth 30-35 minuta, derisa të marrë ngjyrë të artë sipër dhe të mpikset kremi.
Komente
