Receta

Lazanjë me mish dhe djath nga zonja Vjollca

16 Prill 2021, 10:07| Përditesimi: 16 Prill 2021, 10:11

  • Share

Lazanjë me mish dhe djath

Përbërësit:

700 gr mish I grirë ( mix)

1 qepë

1 gotë verë të bardhë ( 200 ml)

350 gr pure domate ( e bërë vetë)

1/2 pako me petë lazanjë

200 gr djath I verdhë

60 gr parmixhano I grirë hollë

pak vaj ulliri

kripë dhe piper të zi

Beshameli

50 gr gjalp

50 gr miell

500 ml qumësht

kripë dhe piper të zi, arrëmoskat

Përgatitja:

Vendosim në zjarr një tigan të thellë, shtojmë vajin dhe sa të ngrohet shtojmë mishin e grirë dhe e kaurdisim mirë deri sa mishi të ndërrojë ngjyrë. Shtojmë kripë, piper të zi dhe kur mishi të fillojë të thërrmohet shtojmë qepën, në kubikë të vegjël dhe vazhdojmë kaurdisjen sëbashku deri sa qepa të zbutet. E shuajmë mishin me 1 gotë verë të bardhë, e lëmë deri sa alkooli të avullojë dhe mishi të jetë tharë. Shtojmë purenë e domates dhe vazhdojmë zierjen deri sa salca të lidhet. ndërkohë përgatisim dhe beshamelin, shkrijmë gjalpin e kaurdisim sëbashku me miellin për 5 minuta, shtojmë pak nga pak qumështin e ngrohtë duke e përzjerë vazhdimisht në nenexhikun që zjen e përziejmë mirë dhe e largojmë duke rregulluar shijen me kripë, piper të zi dhe arrëmoskat.

Në një tepsi vendosim 2-3 lugë gjelle beshamel dhe e shpërndajmë beshamelin në të gjtihë sipërfaqen e tavës, mbi të gjitha vendosim petat e lazanjës, fillimisht vetëm të laguara me ujë të nxehtë. Mbi petë vendosim djath të verdhë të grirë  në feta mbi djath shpëndajmë një shtresë me mish e spërkatim me pak beshamel dhe vazhdojmë përsëri petë-djath-kimë pak beshamel dhe përsëri e njëjta përsëritje në fund e mbyllim me petë, beshamel, parmixhano, pjekim në furrën e parangrohur në temperaturë 200 gradë Celsius për 20-25 minuta.

 

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?