Lazarat/ Përroi i Sopotit ka dalë nga shtrati, bllokohet rruga me inerte! Autoritetet lokale po ndërhyjnë për pastrimin e aksit (Video)

26 Dhjetor 2021, 13:14| Përditesimi: 26 Dhjetor 2021, 13:52

  • Share

LAZARAT- Reshjet e shiut që kanë përfshirë Gjirokastrën mbrëmjen e djeshme kanë sjellë problematikat e para. Si pasojë e rritjes së nivelit të ujit, përroi i Sopotit në Lazarat ka dalë nga shtrati duke e bërë të pamundur kalimin e mjeteve nga ana tjetër e rrugës.

Ndërkohë, prurjet me intensitet të përroit kanë shkaktuar erozion duke rrezikuar muret rrethuese të banesave të zonës.

Report Tv mëson se autoritetet lokale janë vënë në dijen të kësaj situate dhe po ndërhyjnë për pastrimin e inerteve dhe hapjen e rrugës në Lazarat.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?