Festa e Feyenoord

Lazio e brishtë në Ligën e Kampionëve, Feyenoord i shënon tre gola (VIDEO)

25 Tetor 2023, 20:47| Përditesimi: 25 Tetor 2023, 20:56

  • Share


Në stadiumin "De Kuip" në Roterdam, Feyenoordi vendas fitoi 3-1 kundër Lazios për raundin e tretë në grupin E të Champions League. Përballja u hap në minutën e 31-të nga Gimenez, ndërsa pjesa e parë u mbyll me golin e Zerrouki për avantazhin e dyfishtë të vendasve. Në pjesën e dytë ishte sërish Gimenez që shënoi dopietën personale dhe golin e tretë për Feyenoord. Në fund kishte vend edhe për golin e Lazios, me Pedron që në të 83 minutë realizoi nga pika e bardhë e penalltisë. Te Lazio në pjesën e parë luajti Hysaj, që shkaktoi autogol në të 25 minutë, por për fat të tij gjithçka u anulua për pozicion jashtë loje. Pas këtij suksesi, Feyenoord me katër pikë shkon përkohësisht në krye të grupit. Lazio me katër pikë qëndron në vendin e tretë.


Lajmi kryesor:

GOLAT/ PSG mund 3-0 Milanin dhe vështirëson rrugën e italianëve! Barcelona bën ligjin në Champions League, fitojnë City dhe Dortmund


S.Dh/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?