Të martën në Itali u përfol për një krisje të madhe mes presidentit të Lazio-s Claudio Lotito dhe drejtorit sportiv Igli Tare, por në fund klubi doli ne një reagim duke mohuar spekulimet dhe duke thënë se marrëdheniet janë më normale se kurrë.
Gjithsesi kjo nuk e ka penguar ‘Gazetta dello Sport’ që të shkrujë sot versionin e saj, që bie në kundërshtim me klubin nga Roma. Sipas këtij burimi Tare dhe Lotito janë takuar sërish ndërmjet tyre të martën në mbrëmje duke bërë bilancet e merkatos.
Lotito nuk është aspak i kënaqur me ecurinë në dy vitet e fundit për këtë arsye ka vendosur të marrë në kryeqytet Fabianin, drejtori i tij sportiv gjatë kohës kur menaxhonte Salernitanën, skuadër që e morën nga Serie C për ta ngjitur në Serie A. Pikërisht ky afrim i Fabiani, të cilit i ka ngarkuar përgjegjësinë për sektorin e të rinjve, ka bërë që marrëdhënia mes tyre të ftohet akoma më shumë.
Mbi Taren rëndojnë disa lëvizje jo pozitive si në rastin e Muriqit apo Vavro, lëvizje që zbehën edhe transferimet e tij të bujshme si Milinkovic-Savic. Tare ka dhe një vit kontratë me Lazio-n dhe sipas La Gazzetta dello Sport, palët nuk pritet të zgjasin bashkëpunimin pasi Lotito e ka gjetur tashmë pasuesin e tij. Nga ana tjetër, Tare mund të angazhohet në Federatën Shqiptare të Futbollit ose të vijoj karrierën e tij si drejtor sportiv në Bundesligë ku e kërkojnë ekipe si Frankfurt, Bayern Leverkusen dhe Leipzig.