Sport

Lazio e ‘tërbuar’, shpërtallon Sampdoria-n dhe merr fitoren e 11 radhazi

18 Janar 2020, 17:04| Përditesimi: 18 Janar 2020, 17:06

  • Share

Ndërkohë në Seria A Lazio vijon të mos njohë kundërshtarë pasi për llogari të javës së 20 ka shkatërruar me rezultatin 5-1 Sampdoria-n. Në kryeqytetin italian bardhekalëtrit zhbllokuan që në minutën e shtatë, ndërsa për t’u evidentuar është edhe ‘tripleta’ e Immobile-s që vijon të shënojë me një ritëm të çmendur.

Aktualisht Lazio është 1 pikë më pak se Inter dhe 3 më pak se Juventusi i vendit të parë, ndërkohë që kjo ishte fitorja e 11 radhazi.  

Përsa i përket golashënuesve në Seria A Immobile është ngjitur në kuotën e 23 golave, 9 më shumë se Lukaku i vendit të dytë.

Ne.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?