Parma feston tri pikët

Sport

GOLAT/ Lazio fiton 0-3 në Genoa, Torino humbet pikët dhe Ismajlin

30 Shtator, 11:39| Përditesimi: 30 Shtator, 11:45

  • Share

Mbrëmjen e të hënës Serie A e futbollit në Itali mbylli raundin e pestë. Tri pikë siguruan Parma dhe Lazio, ndërsa mbrojtësi i Kombëtares, Ardian Ismajli la fushën i dëmtuar.

Në 'Ennio Tardini', vendasit e Parmës fituan 2-1 kundër Torinos. Si të mos mjaftonte humbja, trajneri Marco Baroni u detyrua të largonte nga fusha Ardian Ismajlin, i cili në minutën e 75-të pësoi një lëndim. Ende nuk dihet gjendja e tij e dëmtimit, por në prag të ndeshjes së Kombëtares kundër Serbisë, pas Kumbullës edhe Ismajli pëson një lëndim. Sa i takon fushës, Parma iu fal dopietës së Mateo Pellegrinos në minutat 36-të (11 m) dhe 72, teksa përkohësisht barazoi Ngongo në minutën e 50-të. Kristjan Asllani ishte në fushë për 71 minuta me Torinon.

Në 'Luigi Ferraris', Genoa nuk mundi të gëzonte tifozët, kjo pasi Lazio fitoi 0-3 duke mos i lënë asnjë mundësi ekipit të Patrick Vieira. Sfida u zhbllokua pas vetëm katër minutave lojë nga Cancellieri, ndërsa Castellanos dyfishoi brenda pjesës së parë. 'Vulën' tri pikëve ia vendosi Zaccagni me golin në minutën e 63-të. Hysaj u fut në fushë për Lazion pas minutës së 32, duke zëvendësuar të dëmtuarin Marusic. Lazio rigjeti fitoren pas dy humbjeve radhazi.

Tabelën e klasifikimit e udhëheqin Milan, Napoli dhe Roma me 12 pikë, ndjekur nga Juventusi me 11 pikë.

Serie A, raundi 5 - e hënë, 29 shtator 2025

Parma 2-1 Torino

Genoa 0-3 Lazio

Renditja:

Ora 11:42
VIDEO/ Lazio rigjen fitoren, i shënon tre gola Genoas dhe e 'zhyt' në fund

Në 'Luigi Ferraris', Genoa nuk mundi të gëzonte tifozët, kjo pasi Lazio fitoi 0-3 duke mos i lënë asnjë mundësi ekipit të Patrick Vieira. Sfida u zhbllokua pas vetëm katër minutave lojë nga Cancellieri, ndërsa Castellanos dyfishoi brenda pjesës së parë. 'Vulën' tri pikëve ia vendosi Zaccagni me golin në minutën e 63-të. Hysaj u fut në fushë për Lazion pas minutës së 32, duke zëvendësuar të dëmtuarin Marusic. Tanimë Lazio me gjashtë pikë pas pesë javëve, ndodhet në vendin e 12-të në Serie A. Lazio rigjeti fitoren pas dy humbjeve radhazi.

Ora 11:41
VIDEO/ Parma mposht 2-1 Torinon, Ardian Ismajli lë fushën i dëmtuar

Në 'Ennio Tardini', vendasit e Parmës fituan 2-1 kundër Torinos. Si të mos mjaftonte humbja, trajneri Marco Baroni u detyrua të largonte nga fusha Ardian Ismajlin, i cili në minutën e 75-të pësoi një lëndim. Ende nuk dihet gjendja e tij e dëmtimit, por në prag të ndeshjes së Kombëtares kundër Serbisë, pas Kumbullës edhe Ismajli pëson një lëndim. Sa i takon fushës, Parma iu fal dopietës së Mateo Pellegrinos në minutat 36-të (11 m) dhe 72, teksa përkohësisht barazoi Ngongo në minutën e 50-të. Kristjan Asllani ishte në fushë për 71 minuta te Torino. Pas pesë ndeshjeve të këtij sezoni, Parma me 5 pikë i merr vendin e 14-të Torinos, duke lënë ekipin 'granata' një pozitë më poshtë me katër pikë.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Erion Veliaj ankimon në Kushtetuese shkarkimin, si e vlerësoni?