Mbrojtësi i Kombëtares i kaloi pengesat me klubin e Serie A, me këta të fundit që e lanë jashtë grumbullimit për disa muaj, por forma e shkodranit bëri që Marco Baroni t'i besonte dhe Hysaj nuk zhgënjeu duke bërë paraqitje të mira, aq sa kur e niste ndeshjen nga stoli ishte një rezervë luksi.
Forma e Hysajt nuk është vendosur në diskutim, por paga e tij prej 2.8 milionë eurosh në sezon konsiderohet e lartë dhe Lazio duket se do i ofrojë shqiptarit një zgjidhje "all Milik", siç veproi Juventusi me sulmuesin polak.
Klubi kryeqytetas do kërkojë që të rinovojë marrëveshjen me mbrojtësin, duke shtrirë në kohë pagesën që i detyrohen atij. Kështu veproi Juventusi me sulmuesin e dëmtuar, duke i zgjatur kontratën nga një vit i mbetur, në dy, për t’i paguar në total të njëjtën shifër që i detyrohej vetëm për vitin e ardhshëm.
Tanimë pritet që topi të jetë në krahun e Hysajt, nëse do pranojë diçka të tillë.
Komente
