Elseid Hysaj

Sport

Lazio lë të lirë Elseid Hysajn me një kusht, mbrojtësi gjen akordin me klubin e ri

8 Janar, 12:29| Përditesimi: 8 Janar, 12:31

  • Share

Dritë "në fundin e tunelit" për Elseid Hysaj. Mbrojtësi ka kontratë me Lazion deri në verën e 2026 dhe klubi kryeqytetas e la jashtë gjashtë muajt e fundit në Serie A dhe Europa League. Megjithatë, në derbin e fundit kundër Romës mbrojtësi shkodran qëndroi në stol dhe ishte i gatshëm për trajnerin Baroni.

Corriere dello Sport bën me dije se për Hysajn interesohet Leçe dhe formula e marrjes në huazim për gjashtë muaj përfshin pagesën e gjysmës së pagës nga puljezët. Mbrojtësi përfiton afro 2.8 milionë euro në sezon dhe Leçe do duhet të paguajë gjysmën e pagës për muajt që do e ketë në dispozicion, të paktën huazim deri në verën e 2025.

Leçe prej ditësh e kërkon Hysajn në ekip, ndërsa nëse kjo gjë kryhet, shkodrani do bashkohej me Medon Berishën dhe Ylber Ramadanin.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?