Maurizio Sarri

Lazio në krizë, Sarri shprehet i gatshëm të largohet: Nëse unë jam fajtori, tërhiqem

26 Nëntor 2023, 10:04| Përditesimi: 26 Nëntor 2023, 10:08

  • Share

Skuadra e Lazios u mposht 2:1 me përmbysje nga Salernitana, në ndeshjen e zhvilluar në transfertë. Kjo i ka komplikuar objektivat skuadrës kryeqytetase edhe pse është luajtur 1/3 e ndeshjeve të sezonit.

Bardhekaltrit pozicionohen përkohësisht në vendin e 10 me 17 pikë dhe larg zonës së Ligës së Kampionëve, teksa trajneri Maurizio Sarri nuk e fshehu zhgënjimin për paraqitjen e skuadrës së tij.

Trajneri shkoi edhe më tej, duke theksuar se do të analizojë me vëmendje paraqitjet dhe nëse kupton se problemi është vetë ai, atëherë do të tërhiqet.

“Kemi bërë paraqitje zhgënjyese dhe me këtë mënyrë loje, sigurisht që nuk mund të shkojmë dot përtej mesit të tabelës. Unë vlerësoj paraqitjet dhe mund të them me plot gojë që deri tani na kanë munguar. Nuk e di nëse jam unë fajtori dhe po përpiqem ta analizoj. Nëse shkak i paraqitjeve të dobëta jam unë, jam gati të tërhiqem, por nuk më rezulton kështu. Gjithsesi do të bisedojmë me futbollistët dhe të provojmë të ndryshojmë që nga sfida e radhës”, u shpreh Sarri.

 

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?