Ciro Immobile

Lazio nuk di të fitojë, Monza e surprizon në 'Olimpico'! Immobile si Ronaldo dhe Messi (VIDEO)

23 Shtator 2023, 22:48| Përditesimi: 23 Shtator 2023, 22:49

  • Share

Lazio dhe Monza barazuan 1-1 për javën e pestë në Serie A. Ndeshja e zhvilluar në "Olimpico" pa vendasit të kalonin të parët në avantazh me Ciro Immobile në minutën e 12-të, kjo pas penalltisë së kthyer në gol. Në të 36 minutë ishte Gagliardini që barazoi ndeshjen.

Me këtë gol, sulmuesi i Lazios, Ciro Immobile është përfshirë në realizimin e 250 golave në pesë kampionatet kryesore të Europës; që nga sezoni 2012/13 ai është italiani i parë që arrin këtë shifër, ashtu si edhe lojtari i tetë në përgjithësi që arrin këtë kuotë bashkë me Messi, Ronaldo, Lewandowski, Suarez, Benzema, Kane dhe Salah.


Lajmi kryesor:

GOLAT/ Milan harron Interin dhe mposht Veronën mes rebeshit, Juventusi turpërohet nga Sassuolo! Lazio 'ngec' në shtëpi (Renditja)


S.Dh/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?