Elseid Hysaj

Sport

Lazio surprizon Elseid Hysajn, e fut në listën e sezonit të Serie A

5 Shkurt, 14:58| Përditesimi: 5 Shkurt, 14:59

  • Share

Elseid Hysaj ka bindur trajnerin e Lazios, Marco Baroni. Mbrojtësi shkodran është futur në listën finale të bardhekaltërve për pjesën e mbetur të sezonit në Serie A. Hysaj u rithirr në ekip gjatë janarit dhe me paraqitjet e tij ka ndryshuar kursin e trajnerit, që do e ketë tanimë të gatshëm.

Veç paraqitjes së mirë, Hysaj ka dhënë edhe dy pasime finale në ndeshjet e fundit, teksa ka një dëmtim të lehtë. Grumbullimi i Hysajt në ekip ka lënë jashtë mbrojtësin Pellegrini.

Kujtojmë se Hysaj u la jashtë nga ekipi i parë i Lazios për pjesën e parë të sezonit, pasi iu kërkua largimi nga drejtuesit gjatë merkatos së verës 2024 për shkak të pagës së lartë, por shkodrani refuzoi largimin.

Lista e Lazios për pjesën e mbetur të sezonit në Serie A:

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?