LDK, AAK e PDK i dalin kundër Vjosa Osmanit, nuk e votojnë për presidente

18 Mars 2021, 10:43| Përditesimi: 18 Mars 2021, 15:44

  • Share

Është personi më i votuar në historinë e vendit, por mundësitë që Vjosa Osmani të zgjidhet presidente po zvogëlohen orë pas ore, kjo pasi tre partitë kryesore në vend janë shprehur se duan një president jo partiak.

Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë vendosur që të mos e mbështesin për presidente Vjosa Osmanin, njëjtë është shprehur edhe Ramush Haradinaj që ishte pretendent për karrigen më të rëndësishme të shtetit.

I pari që është shprehur kundër ishte Ramush Haradinaj  kur tha se AAK-ja nuk e mbështet VV-në, sepse në këtë mënyrë pushteti do të koncentrohej në një parti të vetme.

“Deri tash VV së bashku me Lëvizjen Guxo, ka marr shumicën e votave për të qeverisur me vendin, por nuk i kanë dy të tretat për zgjedhjen e presidentit. Po tash ta shohim se si do të veprojnë për ta zgjedhur këtë situate, pasi që edhe qeveria varet nga kjo. Ne nuk do t’i japim përkrahje VVsë për ta koncentruar pushtetin te një partie e vetme”, tha Haradinaj

Pas takimit të mbajtur lidhur me çështjen e presidentit edhe Partia Demokratike e Kosovës është marrë vendimi që ky subjekt të mos e votojë Osmanin për kryetare të shtetit.

“Njëri prej vendimeve të rëndësishme është  që PDK në mënyrë unanime nuk e mbështet kandidaturën e zonjës Osmani për të qenë presidente”, tha kreu i PDK Enver Hoxhaj.

Njëjtë është shprehur edhe kryetari i sapo zgjedhur i LDK-së Lumir Abdixhiku, i cili ka deklaruar se nuk do të jenë pjesë e Qeverisë dhe se ata nuk  do të votojnë një president partiak.

“Çdo pretendent për president duhet të qartësojë se çfarë pozicioni ka ndaj LDK-së, është pozicion, urryes, apo neutral, sepse presidenti këtë punë ka. Ne synojmë të ndërtojmë institucione, synojmë t’i shmangim zgjedhjet se qytetarët janë lodhur me zgjedhje, kërkojmë që pozita e presidentit të jetë e pavarur. Nuk po e personalizojë Hashim-Vjosë sepse po të ishte në nivel personal, zgjedhja do të ishte e thjeshtë. Kemi pasur president partiak sikurse Thaçit, nuk duam prapë një president partiak, presidenti duhet të ketë neutralitet”, ka thënë Abdixhiku.

Zgjedhja e Presidentit arrihet me dy të tretat  e votave të të gjithë deputetëve të Kuvendit. Nëse asnjëri kandidat nuk merr shumicën në dy votimet e para, organizohet votimi i tretë në mes të dy kandidatëve të cilët kanë marrë numrin më të lartë të votave në votimin e dytë dhe kandidati që merr shumicën e votave të të gjithë deputetëve, zgjidhet President i Republikës së Kosovës.

Nëse në votimin e tretë, asnjëri kandidat nuk merr shumicën e nevojshme, shpërndahet Kuvendi dhe shpallen zgjedhjet e reja, të cilat duhet të mbahen brenda 45 ditësh

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?