Kandidati për kryeministër nga radhët e LDK-së, Avdullah Hoti, ka bërë të ditur emrat në qeverinë e re nga radha e subjektit të tij politik.
Hoti ka thënë gjithashtu se pret të prezantohet edhe lista me emrat e propozuar nga AAK-ja dhe Nisma.
‘Do kemi sfida imediate sikur ajo e pandemisë dhe kriza ekonomike, pastaj dhe me dialogun dhe marrëdhëniet ndërkombëtare. Më ka mbështetur kryesia në këto kohë. Unë besoj që me këtë ekip dhe ekipin që presim të na prezantohet sonte nga partnerët e koalicionit do të bëjmë bashkë një ekip e cila do të zbatojë programin qeverisës për të cilin jemi dakorduar me të gjithë partnerët’, tha Hoti, raportojnë mediat në Kosovë.
Emrat e LDK-së për qeverinë e re:
Driton Selmanaj, zëvendëskryeminsitër,
Hykmete Bajrami, ministre e Financave,
Besian Mustafa, ministër i Bujqësisë,
Vlora Dumoshi, minsitre e MKRS-së,
Anton Quni, ministër i Mbrojtjes,
Arban Abrashi, ministër i Infrastrukturës,
Armend Zemaj, ministër i Shëndetësisë.
Komente
